Dark Mode Light Mode

Ademi pret në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, riafirmohet thellimi i bashkëpunimit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt ndërmjet institucioneve, raporton lajmi.net

Ademi riafirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve, duke e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme gjermane ndaj zhvillimit të futbollit në Kosovë.

Advertisement

Kreu i FFK-së e njoftoi ambasadorin Rudolph me projektet aktuale të Federatës, objektivat strategjike dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen, me bindjen se partneriteti ndërmjet palëve do të forcohet edhe më tej në shërbim të zhvillimit të përbashkët.

Në këtë kontekst, Ademi kujtoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm me ish-ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, i njohur si mik i madh i futbollit të Kosovës.

Në përfundim të takimit, kryetari i FFK-së i uroi ambasadorit Rudolph suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − thirteen =

Previous Post

Aeroporti “Adem Jashari”, krenaria ajrore e Kosovës

Next Post

PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar nga Gjykata në Hagë, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Advertisement