Dark Mode Light Mode

Adelina Berisha: Kam shumë oferta nga meshkujt

Shpërndaje5

Adelina Berisha.2 Adelina Berisha: Kam shumë oferta nga meshkujtPër këngëtaren simpatike nga Kosova, prej kohësh është shkruar se është përfshirë në një romancë me këngëtarin nga Tirana  Stine, edhe pse këtë gjë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar asnjëherë. Bukuroshja e hitit “Sa larg je”, së fundmi është shprehur se ka shumë oferta nga meshkujt, edhe pse “zemrën nuk e jep kollaj”.

Normal që ka oferta, është një femër e bukur, për më tepër personazh publik, por zakonisht VIP-at nuk shprehen me të tilla terma, madje preferojnë t’i anashkalojnë të tilla çështje! E pyetur në lidhje me këtë, ajo thjesht ka pohuar: “Të them të vërtetën apo jo?!  Ja, do t’ua them, është shumë e vërtetë që kam oferta nga meshkujt”.

Advertisement

Por gjithçka ka mbetur me kaq, sepse 22-vjeçarja nuk do të tregojë asgjë më tepër për jetën e saj personale, të cilën e ruan me fanatizëm. “Jetën time personale dua ta ruaj me fanatizëm, ajo është e imja, më përket mua”, – ka thënë Adelina, kur është vënë përballë pyetjes se a ka apo jo një të dashur.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + 3 =

Previous Post

SHBA, zbulohet tuneli me 17 tonë drogë-marihuanë

Next Post

Merkel: Zgjidhja e krizës nuk duhet kërkuar te Banka Qendrore Evropiane

Advertisement