Dark Mode Light Mode

Abelard Tahiri: Nga fjalët te puna, të dielën nis kapitulli i ri me Bedri Hamzën Kryeministër

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri (nr.110), ka deklaruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit shënojnë një kthesë vendimtare për Kosovën, duke theksuar se koha e fjalëve ka marrë fund dhe se qytetarët janë gati për një kapitull të ri zhvillimi dhe përgjegjësie.

Përmes një statusi publik, Tahiri tha se energjia e bashkimit për një jetë më të mirë për secilin qytetar ka vazhduar edhe në tubimet e mbajtura në Han të Elezit, Kaçanik dhe Ferizaj, duke reflektuar vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Sipas tij, më 28 dhjetor qytetarët do të votojnë që Kosova të mos kthehet më mbrapa, por të ecë përpara drejt një të ardhmeje me paga dhe pensione më të larta, fatura dhe tatime më të ulëta, biznese më të forta dhe një shtet më të fuqishëm.

Advertisement

“Të dielën, koha e fjalëve mbaron. Nisin zhvillimi dhe përgjegjësia,” ka theksuar Tahiri, duke shtuar se ky është momenti kur qytetarët po zgjedhin drejtimin e ri për vendin.

Ai përfundoi duke theksuar se kjo është koha e Bedri Hamza Kryeministër, duke ftuar qytetarët që me votën e tyre ta mbështesin këtë vizion për Kosovën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × five =

Previous Post

Ramush Haradinaj nga palestra e kërkon votën për AAK’në

Next Post

Mërgimtarët duke pritur në radhë në Cyrih për të votuar, Gërvalla publikon pamje

Advertisement