Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e LDK-së, ku pritet të vendoset për dorëheqjen e tij.
Abidxhiku ka pasur fjalë të mëdha për demokracinë brenda LDK-së.
Tutje, Abdixhiku ka theksuar se ka urrejtës kronikë të LDK-së.
“Mundësi për t’i rënë në qafë LDK-së gjithëherë. Në këtë mundësi mëpastaj notojnë edhe ata mendimtarë politikë, urrejtës kronikë të LDK-së, të cilët në një anë e lexojnë epitafin e vdekjes së LDK-së, e në anën tjetër tregojnë se cfarë është mirë për këtë shtëpi. Të tjerët në sinkron na bëjnë herë multimilionerë, herë të kapur nga krimi, e herë prej oligarkisë, varësisht se sa herë u vjen notifikimi i ngopjes së llogarive bankare të tyre” – tha ai.