Dark Mode Light Mode

Abdixhiku reagon pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit.

Në një prononcim për Gazetën Express, Abdixhiku ka thënë se vendimet dhe opinionet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen, mirëpo ka shtuar se ndërtimi i kauzave të rrejshme për të ardhur në pushtet i thonë mashtrim.

Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i  thone mashtrim!”

Advertisement

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist. Ai ka shkruar se “ky mashtrim” dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar duke mbajtur peng fatin euroatlantik të Kosovës dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

“Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale”, tha Abdixhku për Express.

Ai ka thënë se kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme.

“Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Heret apo vone, qytetaret do ta kuptojne se jane mashtruar ne cdo qendrim! Le te perpiqemi sa me heret para se te behet vone.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × five =

Previous Post

“Fashiste, kolonizuese”- Komunikata qesharake e dikurshme e Vetëvendosjes për kundërshtimin e vendimit të Manastirit të Deçanit

Next Post

Detaje të reja, Manstirit iu regjistrua dje prona, sot u nxor certifikata – çfarë i raportoi Gërvalla Strasburgut në notën verbale

Advertisement