Dark Mode Light Mode
Kreu i LDK-së në pasqyrë: Vetëkënaqësi mbi realitetin!
Abdixhiku kërkon marrëveshje për president jopolitik: Nuk e kemi luksin të hyjmë në krizë për asnjë emër të veçantë
Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren

Abdixhiku kërkon marrëveshje për president jopolitik: Nuk e kemi luksin të hyjmë në krizë për asnjë emër të veçantë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit, duke shtuar se vendi nuk e ka luksin që të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë.

Sipas tij, imponimi i emrave të përveçëm do ta çojë vendin në krizë institucionale.

“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi”, ka deklaruar Abdixhiku.

Advertisement

Ai ka theksuar se për këtë pozitë duhet të gjendet një figurë konsensuale që rikthen besimin mes të gjitha partive dhe që shihet si figurë unifikuese.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e ka shprehur publikisht synimin edhe për një mandat në krye të vendit, një ditë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Për zgjedhjen e saj në mandatin e parë, kuorumin e patën mundësuar pikërisht deputetët e LDK’së. Abdixhiku nuk ka treguar se a do ta mundësojë kjo parti rizgjedhjen e Osmanit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti parlamentare, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces serioz ndërpartiak që synon ndërtimin e këtij konsensusi dhe zgjedhjen e një figure që përfaqëson shtetin”, ka theksuar Abdixhiku.

Ditën e zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, ka deklaruar se do të flasë edhe me opozitën për çështjen e presidentit.

Por, paraprakisht ka thënë se do të ulet e të flasë me Osmanin.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 9 =

Previous Post

Kreu i LDK-së në pasqyrë: Vetëkënaqësi mbi realitetin!

Next Post

Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren

Advertisement