KQZ ka procesuar 100 për qind të votave, pas përfundimit të numërimit të votave me postë.
Tashmë dihen emrat se kush do të jenë deputetë në legjislaturën e re.
AAK, si fuqia e katërt politike në Kosovë, do të përfaqësohet me 6 deputetë në Kuvendin e ri.
Përkundër që mori 18 mijë e 372 vota, Agim Çeku nuk siguroi ulëse shkaku i kuotës gjinore.
Ai ishte në top 5-shen e më të votuarve në AAK, por Albana Bytyqi për shkak të kuotës gjinore zuri vendin e Çekut.
Këta janë 6 deputetët e AAK-së:
1.RAMUSH HARADINAJ – 43,997 Vota
2. DAUT HARADINAJ – 26,610 Vota
3. BESNIK TAHIRI – 26,423 Vota
4.BEKË BERISHA – 19,789 Vota
5. TIME KADRIJAJ – 16,927 Vota
6.ALBANA BYTYQI – 9,830 Vota












