Dark Mode Light Mode
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara
Aksioni për vjedhjen e votave në Prizren, a u intervistua sot ndonjë nga kandidatët për deputetë

A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje rreth aksionit të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar për manipulim me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas tij, hetimet kanë zbardhur një rrjet të gjerë ku përveç zyrtarëve partiakë, të përfshirë direkt në tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve rezultojnë të jenë edhe familjarë të kandidatëve.

Gjatë deklaratës për mediat, Kryeziu konfirmoi se numri i të ndaluarve është i lartë, ndërsa disa të tjerë po kërkohen edhe jashtë shtetit.

Advertisement

“Numri që janë liruar shkon 5 apo 6 përderisa 109 janë të ndaluar. Ka edhe prej tyre që nuk iu janë përgjgiur ftesës mirëpo në këtë drejtim nuk kemi prova që ne i kemi ftu se gjenden jashtë vendit. Jemi në kërkim të tyre”, njoftoi kryeprokurori.

Ajo që bie në sy në këtë aksion është shoqërimi i personave që kanë lidhje familjare me subjektet politike, duke treguar se skema e manipulimit ishte e organizuar në rrethe të afërta.

“Ata janë edhe të subjekteve politike por ka që janë edhe familjarë dhe për ata që ne kemi pasur informata dhe I kemi shoqëruar në stacion policor, ka vendime për ndalim dhe janë sjell e shoqëruar për vednim për ndalim”, u shpreh ai.

Sa i përket përmasave të manipulimit në kutitë e votimit, shifrat e prezantuara nga Prokuroria janë alarmante dhe tregojnë për një tjetërsim masiv të rezultateve përmes heqjes dhe shtimit të votave sipas interesave të kandidatëve të caktuar.

“Ka 40 mijë e 497 vota të shtuara 27 mijë 505 vota të hequra, cka nënkupton kjo, nënkupton se në rast se ia ka hequr një kandidati i ka shut tek tjetri, në vend të një i ka shut menjëherë dy”, deklaroi ai.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se aksioni do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të kësaj skeme, ku falsifikimi, kanosja dhe presioni kanë qenë mjetet kryesore të përdorura gjatë procesit zgjedhor të dhjetorit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =

Previous Post

Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota

Next Post

Aksioni për vjedhjen e votave në Prizren, a u intervistua sot ndonjë nga kandidatët për deputetë

Advertisement