Dark Mode Light Mode

A do të bashkëpunojë VV me ndonjë parti në balotazh? – Ja çka tha Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, duke i vlerësuar ato si shumë pozitive për subjektin që ai drejton.

“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë, prej sot i përvishemi punës për balotazh, synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë në këto komuna dhe të kthehet e të vazhdojë qeverisja e mirë”, tha Kurti.

I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë parti tjetër në rastet ku do të ketë balotazh, Kurti nuk dha një përgjigje të qartë, por nënvizoi se partia do të bëjë një analizë të thelluar para vendimmarrjes.

Advertisement

“Fokusi i Vetëvendosjes është qytetari i Republikës, por natyrisht para balotazhit neve na nevojitet ta bëjmë një analizë gjithëpërfshirëse – edhe për rezultatin zgjedhor, por edhe për raportin e fushatës. Do t’i bëjmë përgatitjet gjithnjë me bashkëpunim të ngusht…,” tha ai.

Vetëvendosje ka shkuar në të paktën 12 komuna në balotazh, ndërkohë ka fituar në 3 komuna qysh në raundin e parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Kurti fton organet e drejtësisë që të hetohet çështja e Exit Poll-eve: Nuk janë thjesht një huqje, cënim i demokracisë

Next Post

Kurti jep arsyen e parë pse Çeku nuk e fitoi Prishtinën që në raundin e parë

Advertisement