Dark Mode Light Mode

A do ta votojë PDK-ja Osmanin për presidente? Kështu përgjigjet Haxhiu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila pritet të mbahet në mars.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një kandidati që përfaqëson qytetarët dhe jo partitë politike.

“Unë mendoj që kjo çështje do të zgjidhet me një konsensus për një kandidat që është përfaqësues i qytetarëve dhe jo një kandidat që i shërben një partie politike ose një individi,” ka thënë Haxhiu.

Advertisement

Ai ka kritikuar presidenten aktuale, Vjosa Osmani, duke theksuar se gjatë mandatit të saj ka shërbyer vetëm Qeverisë së Albin Kurtit dhe LVV-së, pa trajtim të barabartë për qytetarët dhe subjektet e tjera politike.

“Vjosa Osmani nuk e meriton të marrë një mandat të ri sepse ka dëshmuar që i ka shërbyer vetëm Albin Kurtit dhe LVV-së gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk ka pasur guximin të kthejë asnjë ligj antikushtetues qeverisë Kurti. Të gjitha ligjet i ka nënshkruar pa rezistencë,” ka shtuar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar gjithashtu se si juriste, Osmani nuk ka mbrojtur integritetin e institucioneve dhe kushtetutshmërinë. “Dikush që nuk i mbron institucionet dhe kushtetutshmërinë në këtë vend nuk e meriton të jetë president,” ka thënë ai, duke paralajmëruar se PDK nuk do ta votojë për një mandat të ri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen + 13 =

Previous Post

Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen e Trump për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Next Post

LDK në Mitrovicë largohet nga koalicioni me Faton Pecin

Advertisement