Dark Mode Light Mode

Detaje| Një avokat shqiptar dhe dy serbë të plagosur në Deçan

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit.

Burimet bëjnë të ditur se dy nga të plagosurit i takojnë nacionalitetit serb, derisa viktima e tretë është një avokat shqiptar.

Bazuar në këto burime, viktimat kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari, sipas burimeve, ka qenë në gjendje të dehur kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Advertisement

Referuar këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, thuhet në konfirmim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 10 =

Previous Post

Avokati i Popullit alarmon Trendafilovën: Specialja po gjykon me prova të paligjshme nga Serbia

Next Post

Dy nga të plagosurit në Deçan transferohen për trajtim në QKUK

Advertisement