Dark Mode Light Mode

Abazi: Albin Kurti bëri partneritet me Vuk Hamoviq

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht pjesë e AAK-së, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për dështime të thella në sektorin e energjisë dhe, sipas tij, për lidhje të dyshimta me biznese të huaja të energjisë.

Abazi tha ka pasur stretegji për të “fshehur qëllimet për tregti me energji” dhe për të krijuar lidhje me persona të përfshirë në sektorin rajonal të energjisë, përfshirë Martin Berishajn dhe biznesmenin serb Vuk Hamoviq.

“Energjia elektrike nuk është domate me ble në pazar, ajo blihet në bursë dhe aty mund të jetë serbe, holandeze, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se Vuk Hamoviq është bërë partner me Albin Kurtin për bartjen e energjisë elektrike për me ardhë në Kosovë,” ka deklaruar Abazi, duke shtuar se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’u çliruar nga “kjo varësi”.

Advertisement

Sipas tij, dështimet në ankandet për energji solare janë dëshmi e mëtejshme e problemit. Ai tha se pesë shtyrjet e njëpasnjëshme të ankandeve publike, të nisura një vit më parë, kanë larguar investitorë të huaj, përfshirë një kompani franceze që “është zhvendosur në Maqedoni”.

“Maqedonia për pesë vjet përmes ankandeve publike ka arritur që mbi 56% të energjisë elektrike ta sigurojë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa Kosova e ka 0%. Në kohën e Kurtit nuk është shtuar asnjë kilovat që do të mund të decentralizonte sistemin tonë energjetik,” u shpreh Abazi.

Ai paralajmëroi se këto politika po i shkaktojnë dëme serioze vendit, sidomos për shkak të blerjes së energjisë në periudhat e pikut të çmimeve në tregjet evropiane.

“Ky është një qorrsokak që na ka futur qeveria e Albin Kurtit dhe këtu përzihen interesat e njerëzve të kriminalizuar deri në fund,” tha Abazi, duke përmendur sërish “partneritetin gati të detyrueshëm me Vuk Hamoviq”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 1 =

Previous Post

Shqipëria mëson grupin e mundshëm në Botërorin 2026 – nëse kualifikohet, Kombëtarja vendoset në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë

Next Post

Agim Ademi reagon pas shortit të Kupës së Botës 2026: “Të luajmë kundër SHBA-së do të ishte nder i jashtëzakonshëm”

Advertisement