Dark Mode Light Mode

BE-ja: Instalimi i filtrave në “Kosova B” nis në prill 2026 për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Kosovo B

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka konfirmuar se instalimi i filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të nisë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e projektit.

Siç thuhet në njoftim, Investimi, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Advertisement

Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se mbeten partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.

“Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin Kosova B do të fillojnë në prill 2026. Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999. BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 12 =

Previous Post

Bajrami: Më 28 dhjetor vendi çlirohet nga mashtruesit

Next Post

Musliu pyetje Kurtit: Sa para janë mbledhur në Fondin e Sigurisë, ku kanë përfunduar, heshtja rrit dyshimet

Advertisement