Dark Mode Light Mode

Përparim Rama: “Çdo hap është shenjë solidariteti dhe shprese për një të ardhme më të shëndetshme”

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, Përparim Rama, ka ndarë sot një mesazh prekës pas një aktiviteti simbolik të ecjes dhe vrapimit në kryeqytet, i dedikuar ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së personave që po përballen me kancerin.

“Sot, u mblodhëm për të ecur dhe vrapuar së bashku, jo vetëm për garën, por për jetën. Çdo hap ishte një shenjë solidariteti, një mesazh për ata që po luftojnë me kancerin, një kujtim për ata që humbën betejën dhe një premtim për një të ardhme më të shëndetshme,” ka shkruar Rama.

Aktiviteti ka mbledhur qytetarë të shumtë të Prishtinës, të cilët përmes pjesëmarrjes së tyre shprehën mbështetjen për personat e prekur nga kjo sëmundje dhe për familjet e tyre. Simbolika e ecjes dhe vrapimit u pa si një thirrje për unitet, përkujdesje dhe ndërgjegjësim më të madh shoqëror ndaj kancerit.

Advertisement

Rama, i cili po kërkon një mandat të dytë në krye të Prishtinës, theksoi se mesazhi i këtij aktiviteti shkon përtej garës politike dhe se është i lidhur me jetën, shëndetin dhe të ardhmen e qytetarëve.

Kjo nismë u përshëndet edhe nga shumë qytetarë në rrjete sociale, të cilët e vlerësuan si një hap domethënës për solidaritetin dhe humanitetin në kryeqytet.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − 3 =

Previous Post

Studentët protestues në Serbi: Policia e Novi Sadit përdori gazin e rrezikshëm CN

Next Post

Alban Zogaj: “Flamuri i Amerikës valon në tubimin tonë, mirënjohës përherë ndaj SHBA-së”

Advertisement