Dark Mode Light Mode

Hapet dyqani i bamirësisë në Fushë Kosovë – një projekt humanitar në shërbim të qytetarëve në nevojë

 

Sot në Fushë Kosovë u bë hapja solemne e dyqanit të bamirësisë, një projekt i madh humanitar i realizuar nga Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ky projekt ka për synim të shërbejë si strehë dhe mbështetje për familjet dhe individët që gjenden në gjendje të vështirë ekonomike, duke e kthyer solidaritetin dhe humanizmin në një realitet të prekshëm.

Në këtë ngjarje, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, theksoi rëndësinë e këtij hap humnitar, duke e cilësuar si një dëshmi se kur shoqëria bashkohet për të mirën, ajo bëhet më e fortë, më e drejtë dhe më e dhembshur.

Advertisement

Një falënderim i veçantë iu drejtua Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili me përkrahjen dhe përkushtimin e tij të pandalshëm u bë shtylla kryesore e kësaj nisme fisnike.

Ky projekt humanitar pritet të ketë ndikim të madh në komunitet, duke ofruar mbështetje konkrete për ata që kanë më së shumti nevojë dhe duke promovuar kulturën e solidaritetit dhe kujdesit të ndërsjellë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × one =

Previous Post

“Diella do të gabojë me tenderat, edhe Open AI ka gabime”, eksperti i IT tregon se si do funksionojë ministrja virtuale

Next Post

Besnik Osmani hap fushatën zgjedhore: “Me qytetarët, për zhvillim dhe mirëqenie”

Advertisement