Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka theksuar rëndësinë e brezit të ri dhe rolit të grave në sjelljen e ndryshimeve pozitive dhe të qëndrueshme për komunën.
Përmes një postimi, Tërnava ka theksuar se Fushë Kosova gjendet në një moment kyç, ku kërkohet një proces i thellë i ripërtëritjes, jo vetëm për të sjellë figura të reja në politikë, por edhe për të fuqizuar vlerat dhe për të ndërtuar një qeverisje në shërbim të qytetarëve.
“Rinia dhe gratë janë themeli i ndryshimeve pozitive. Tash, më shumë se kurrë, Fushë Kosova ka nevojë për një brez të ri që investon, ndërton dhe sjell frymë të re e pozitive. Komuna duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe efikase,” ka theksuar Tërnava.
Ai ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij procesi dhe të kontribuojnë me zërin dhe idetë e tyre.
“Si kandidat për kryetar të komunës, ju ftoj që zëri dhe idetë tuaja të dëgjohen. Bashkë për angazhim, punë e vlera të përbashkëta,” ka shtuar kandidati i PDK-së.
Duke folur për vizionin e tij politik, Tërnava është shprehur i bindur se zgjedhjet e 12 tetorit do të sjellin një fitore për qeverisjen transparente, të ndershme dhe në shërbim të çdo qytetari.
https://www.facebook.com/share/v/1BCrwDJbNr/?mibextid=wwXIfr
