Dark Mode Light Mode

Rexhep Hoti – Porta e pushtimit

Porta e pushtimit

S’kam porta që mbyllen për ty,
S’ka mure që ndalin atë depërtim;
S’ka kështjellë t’i qëndrojë marshimit tënd!

Jam shpirt i shpuar,
I vrarë,
Me plumbin që lë vragë
Nëpër çdo shkronjë,
Nëpër çdo fjalë,
Nëpër çdo varg;

Advertisement

Më Përcjellë rrugëve të botës
Me pjepër mendime;
S’kam çfarë mbyll,
Jetoj me shpimin tënd
Tej për tej i vrarë në metafizik;
Je vetë porta e pushtimit!

Unë jam poet,
E ndjej thellësisht krijimin
Në pafundësinë e trishtimit
Tmerrësisht të bukur!

                   Rexhep Hoti

Prishtinë, nëntor 2018L’image contient peut-être : plein air

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 1 =

Previous Post

Pacolli: Edhe Podgorica sugjeron që përmbyllja e dialogut me Serbinë, duhet të përfundojë me njohje

Next Post

Nismë të re nga Franca dhe Gjermania për zhbllokimin e dialogut Prishtinë-Beograd?

Advertisement