Dark Mode Light Mode

Gazetat zvicerane: Edi Rama një autokrat, drejtuesit e BE të mos habiten nga protestat

Një ditë pasi revista më e madhe europiane, Der Spiegel, shkroi se në rajonin tonë ka nisur Pranvera Ballkanike, që ka për synim largimin e liderëve autokratë dhe të korruptuar, vijnë edhe dy shkrime të tjera në këtë frymë.

Njësoj si shkrimi i Der Spiegel, që shënjestronte Brukselin me akuza se po përkrah liderët e korruptuar dhe autokratë, edhe gazeta irlandeze ‘Irish Times’ dhe ajo më e rëndësishmja në Zvicër, NZZ, shkruajnë se në rajon ka nisur Pranvera Ballkanike, edhe pse BE nuk po e pranon.

Madje të dyja shkruajnë se Brukseli ka mbetur i trullosur dhe i habitur nga kjo situatë.

Advertisement

“Terreni për këtë frustrim është i ngjashëm në të gjitha vendet. Ai ka një komponent ekonomik dhe një komponent politik. Ekonomia është në stanjacion, papunësia po rritet me ritme të larta dhe punëtorët e kualifikuar po shpërngulen në numër të madh.

Sistemi politikisht është vetëm nominalisht demokratik, por i mungojnë mekanizmat e kontrollit që përbëjnë një demokraci liberale.

Në vend të kësaj, fuqia e ekzekutivit është vendimtare dhe ajo mishërohet nga autokratët Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Milo Gjukanoviç dhe Milorad Dodik. Parlamenti është në rënie dhe gjyqësori nuk guxon të jetë i pavarur. Pjesa më e madhe e mediave raporton në frymën e qeverisë.

Zgjedhjet në këto rrethana janë thjesht plebishite, në të cilat udhëheqësit vetëm sa legjitimojnë pushtetin e tyre periodikisht.

Të katër vendet kanë gjithashtu një tipar të përbashkët, janë të gjitha vende kandidate për në BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat e pranimit. Brukseli po sheh krejt i pafuqishëm situatën.

Kur zëdhënësja e Komisionit u pyet në fillim të javës nëse shihte një Pranverë Ballkanike në sfond, ajo e mohoi me forcë. Protestat kanë karakteristika të ndryshme, tha ajo, ndaj nuk duhen krahasuar.

Dhe si gjithmonë, kur gjërat shkojnë keq në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e BE e ka gati frazën standarde: Rajoni ka një perspektivë të qartë europiane nëse vazhdon të reformojë vetveten,” shkruan Neue Zuercher Zeitung.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 15 =

Previous Post

Në Preshevë, aksioni humanitar i policisë: Jepet gjak në rrespekt për të ndjerin Avdi Bajrami

Next Post

Profesoresha shqiptare ne Akademinë Ushtarake në Beograd, tregon se si ishte rreahur nga një polic duke ikur nga Kosova me serbët

Advertisement