Dark Mode Light Mode

45% të numëruara, sa vota morën Kurti, Hamza, Abdixhiku e Haradinaj në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Deri më tani janë procesuar 18 nga 40 vendvotime, ose 45.00 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të publikuara më 2 janar 2026, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin me 3,155 vota.

Pas tij renditet Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 213 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë 161 vota.

Advertisement

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka siguruar 55 vota nga vendvotimet e numëruara deri tani.

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − one =

Previous Post

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur nga konkurrenca – bashkëpunojmë me brende globale si Amazon, Shell, Lidl, Interspar dhe të tjerë! (VIDEO)

Next Post

KQZ thotë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen më shpejt se që kishin planifikuar

Advertisement