Dark Mode Light Mode

3 mijë kroatë të vrarë nga serbët: 28 vjet nga masakra e Vukovarit të Kroacisë

Vukovari i Kroacisë, që ndodhet në afërsi të kufirit me Serbinë, sot ka shënuar përvjetorin e 28’të të masakrës, ku ushtria e Jugosllavisë bashkë me forcat serbe, vranë mbi 3000 kroatë.

Ushtarët e Jugosllavisë bashkë me forcat paramilitare serbe e kanë mbajtur qytetin e Vukovarit nën rrethim për 87 ditë. Në këto ditë, në qytet ranë më shumë se 11000 bomba dhe qyteti kaloi në duart e forcave serbe më 18 nëntor të vitit 1991.

Mijëra qytetarë e zyrtarë të lartë të shtetit kroat morrën pjesë në ceremoninë përkujtimore që u mbajtë sot.

Advertisement

Në mesin e tyre ndodheshin edhe Presidentja Kolinda Grabar Kitarovic, Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokovic dhe Kryeministri Andrej Plenkovic.

Gjatë ceremonisë, u mbajt një marsh përkujtimor nga spitali deri te varrezat përkujtimore, ku u varrosën viktimat e masakrës. Të afërmit e viktimave dhe qytetarët vendosën lule te varrezat.

Pushtimi serb, i cili filloi pas rrethimit, zgjati deri më 15 janar të vitit 1998. Trupat e rreth 500 personave të vrarë në Vukovar nuk janë gjetur akoma

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six − four =

Previous Post

S’ka koalicion LDK – LVV pa u certifikuar rezultatet, ndërkombëtarët ankohen për vonesa

Next Post

“Prishtina në shok”, mediat serbe raportojnë për skandalin e Edi Ramës me harta

Advertisement