Dark Mode Light Mode

29 Nëntori, Rama uron 81 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

Muaji nëntor është muaj feste për kombin shqiptar. Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga monumenti “Nëna Shqipëri”, i cili gjendet i vendosur në hyrje të Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Mirëmëngjes, dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Advertisement

Shqipëria u çlirua plotësisht më 29 nëntor të vitit 1944. Kjo datë simbolike, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist.

Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =

Previous Post

Pesë raste dhune në familje për 24 orë në Kosovë, prindërit mes viktimave

Next Post

I riu rrezikon jetën për të festuar 28 Nëntorin, ngjitet në shtyllë të tensionit të lartë për ta vendosur flamurin

Advertisement