Dark Mode Light Mode

24 ore para Bajramit: Vetëvendosjes i bashkohet Labinotë Demi-Murtezi

Lëvizjes Vetëvendosjes edhe sot i është shtuar një anëtar i ri.

Bëhet fjalë për Labinotë Demi-Murtezin, ish-deputete e Partisë së Drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Albin Kurti, i cili ka thënë se Demi-Murtezi dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste. Këtë sipas Kurtit, mund ta bëjë Vetëvendosje.

Advertisement

Postimi i Kurtit:

Labinotë Demi-Murtezi është letrare dhe albanologe, ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës.

Ajo u anëtarësua në Lëvizjen tonë. Me prejardhje është nga Gjilani ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme (mjekësi e përgjithshme).

Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç’rast ka qenë edhe kryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave.

Ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit. Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + three =

Previous Post

OKB: Bota ne vitin 2030 me 2.2 miliardë muslimanë, me mbi 10 milionë shqiptare muslimanë. Shefi i OKB-së pranon se ka urrejtje anti-muslimane në botë!

Next Post

Një lajm i mirë nga Berna. Zvicra pas tetë vitesh ju rikthen pensionet kosovarëve ne vendlindje

Advertisement