20 familje në Komunën e Drenasit janë evakuuar pasi që janë rrezikuar nga uji si shkak i reshjeve të mëdha të shiut.
Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se veç përpjekjeve për të ruajtur jetën e njerëzve po tentohet të mbrohet edhe nënstacioni i energjisë elektrike e cila është rrezikuar nga uji.
Ai u kërkoi qytetarëve që mos të kalojnë rrugëve për të cilat është paralajmëruar se janë vështirë të kalueshme, e mos të pengohen njësitet nëse vec nuk munden me iu dalë në ndihmë.
“Në komunën tonë ka reshje të mëdha prej mesnatës. Ne po provojmë të bëjmë më të mirën. Sigurisht që shumë rrugë janë të vërshuar nga uji. Kemi bërë njoftimet, i lusim qytetarët se aty ku kemi thënë se nuk mund të kalohen, mos të vijnë me na pengu më shumë në qoftëse nuk munden me na ndihmu, mos të na pengojnë. Njësitet e zjarrfikësve i kanë largu mbi 20 familje të cilat janë rrezikuar nga uji. Rrezikun më të madh e kemi në këtë pikë ku po shihini që është edhe trafostacioni i Komunës sonë që ne e kemi ndalë energjinë elektrike në gjithë territorin e Drenasit. U premtojmë qytetarëve që do ta ruajmë këtë trafostacion ë është edhe jetik për qytetarët, sapo të largohet uji, njësitet e KEDS janë të gatshëm me lëshu energjinë elektrike”, tha ai.
Lladrovci thotë të ketë biseduar edhe me ministrin në detyrë të Pushteti Lokal nga i cili ka marrë premtimin se do t’i nisin njësitet e Agjencisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave që t’iu dalin në ndihmë.Lladrvoci tregoi që banorët janë duke ndihmuar me traktorë e me xhipa, e ku kanë bërë edhe largimin e disa veturave që ishin mbuluar nga uji.
“Falënderoj edhe shumë qytetarët që po na ndihmojnë me traktorë e me xhipa. Kanë qenë shumë vetura të bllokuara se u kanë hy uji. Presim që të na vijnë AME nga niveli qendror kam pasë komunikim edhe me ministrin e Pushtetit Lokal që na ka premtu që i kanë nisë njësitet e AME. Por e rëndësishëm është me i shpëtu jetët e njerëzve dhe me ruajt trafo stacionin”, tha ndër tjerash ai.
E aty ku janë shkaktuar dëme si shkak i mbylljes së rrjedhave atmosferike, Lladrovci paralajëmroi se do të ndërmerren masa nga Inspektorati.“Kemi shumë fshatra. Pokleku i ri dhe … janë më të rrezikuara për shkak edhe të ndërtimit nën nivel të ujit, nën nivelin e lumit por edhe për shkak të mbylljes së shumë rrjedhave atmosferike që qytetarët e pakujdesshëm i kanë mbyllur. Dhe aty ku vijnë dëmet nga dora e njeriut, njësitet tona, inspektorati do t’i ndjekë dhe do t’i gjobisim, apo dënojmë ata që kanë bërë dëme dhe në kuadër të dëmeve të tyre kanë pësuar edhe ekonomitë familjare”, deklaroi Lladrovci.













