Dark Mode Light Mode

140 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 46 aksidente me të lënduar dhe 94 të tjera me dëme materiale.

Advertisement

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1721 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

Trumpi e konfirmon se SHBA-ja sulmoi Venezuelën

Next Post

Taksë 1 ose 2 euro për veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë

Advertisement