Qeveria zvicerane ka lëshuar një shpjegim në gjuhën shqipe një vit pas ndalimit të derdhjeve të mjeteve nga qeveria helvetike për beneficuesit e sigurimeve sociale të qytetarëve nga Kosova
 
Nefail MALIQI 

Bernë, 2 prill

Në bazë të një vendimi të Qeverisë Zvicerane, duke filluar nga 1 prill 2010 Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore e lidhur me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën nuk do të zbatohet më.  Ky vendim nuk përjashton mundësinë e lidhjes së një Marrëveshje të re mbi Sigurinë Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Sapo të plotësohen parakushtet e domosdoshme nga pala kosovare, do të verifikohet mundësia e fillimit të negociatave për një marrëveshje të re.  Në ndërkohë shtetasit e Kosovës në Sigurimet Shoqërore të Zvicrës do të trajtohen si shtetas të shteteve, me të cilat Zvicra nuk ka lidhur marrëveshje mbi Sigurimet Shoqërore. Kjo fletë informacioni ju ofron të dhënat kryesore mbi trajtimin ligjor të shtetasve të Kosovës në degët e veçanta të sigurimeve shoqërore dhe paraqet vetëm një pasqyrë të përgjithshme. Për vlerësimin e rasteve të veçanta individuale përcaktuese janë vetëm se dispozitat ligjore.

  Shpjegime të përgjithshme mbi aplikimin

Kush dëshiron të aplikoj për përfitime pranë Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës nuk është i detyruar që për këtë arsye të përfaqësohet patjetër nga ndonjë avokat, këshilltar apo ndonjë person tjetër. Formularët për aplikim mund të shkarkohen nga interneti apo të merren falas pranë përfaqësive Zvicerane jashtë Zvicrës. Personat të cilët aplikojnë mund të plotësojnë vetë formularët. Nëse gjatë plotësimit të formularëve paraqiten probleme, atëherë ata do të ndihmohen me kënaqësi nga bartësit e autorizuar të sigurimeve. Nëse megjithatë keni zgjedhë një përfaqësues personal, atëherë përfaqësuesi është për aq kohë I vlefshëm përderisa ju jeni të mendimit për një domosdoshmëri të përfaqësimit. Një përfaqësuesi të autorizuar ju mund t’i hiqni në çdo kohë të drejtën për përfaqësim të mëtejmë në rast se ju dëshironi të përfaqësoni vetë interesat e tuaja. Për heqjen e autorizimit nuk ka nevojë për ndonjë arsyetim të veçantë, mjafton një letër e nënshkruar nga ju. Përmes kësaj letre ju njoftoni që nga një datë e caktuar ju hiqni dorë nga përfaqësimi i deritanishëm.

Parimi

Parimisht shtetasit e Kosovës, duke filluar nga 1 prill 2010, në të drejtën Zvicerane të Sigurimeve Shoqërore do të trajtohen njëjtë sikur edhe shtetasit e shteteve tjera me të cilat Zvicra nuk ka lidhë ndonjë Marrëveshje mbi Sigurimet Shoqërore. Në këtë rast përdoren para së gjithash dispozitat ligjore të së Drejtës Zvicerane të cilat vlejnë për shtetas të huaj. Konkretisht në raste të veçanta kjo shpjegohet si në vijim:

 Përfitimet nga Sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV*):

Përfitimet, të cilat janë paguar para 1 prill 2010 parimisht do të vazhdojnë të paguhen edhe në të ardhmen, edhe në rast se personat përfitues jetojnë jashtë Zvicrës (i ashtuquajturi garantimi i së drejtës së realizuar). Përfitimet e realizuara pas kësaj date për shtetasit e Kosovës mund të paguhen vetëm në rast të ruajtjes së vendbanimit në Zvicër. Kështu përfitimet e reja pas kësaj date nuk do të mund të paguhen më jashtë Zvicrës.

Pensione pleqërie të AHV*-së

Personat, të cilët deri më 31 mars 2010 kanë arrit moshën e rregullt për realizimin e së drejtës për pension, përfitojnë një pension pleqërie që mund të eksportohet (d.m.th. pensioni do të paguhet edhe në rast të vendbanimit jashtë Zvicrës). Personat, të cilët pas 1 prill 2010 arrijnë moshën e rregullt për realizimin e së drejtës për pension, përfitojnë një pension pleqërie vetëm në rast të ruajtjes së vendbanimit në Zvicër. Nëse personat në fjalë largohen përfundimisht nga Zvicra, pas plotësimit të disa parakushteve, ekziston mundësia e kthimit të kontributeve (hollësitë i gjeni në pikën e veçantë nr. 6).

Pensione për trashëgimtarë të AHV*

Pensione për trashëgimtarë që mund të eksportohen (d.m.th. pensione që paguhen edhe në rast të vendbanimit jashtë Zvicrës) ishte e mundur të realizoheshin vetëm në rast se personi, prej nga rezultojnë përfitimet, ka vdekur deri më 31 mars 2010.

Në rast të vdekjes nga 1 prill 2010 pensionet për trashëgimtarë mund të paguhen vetëm në rast të ruajtjes së vendbanimit në Zvicër. Në rast të largimit përfundimtar nga Zvicra, duke i plotësuar disa parakushte, ekziston mundësia e kthimit të kontributeve (hollësitë i gjeni në pikën e veçantë nr. 6).

 

Përfitimet nga Sigurimi i Invaliditetit (Pensionet e invaliditetit)

 

Pensionet e invaliditetit, të cilat janë realizuar me vendim të lëshuar deri më 31 mars 2010, vazhdon pagimi i tyre, edhe atëherë kur vendbanimi i tyre është jashtë Zvicrës. Shtetasit e Kosovës mund të marrin pensionet e tyre jashtë vendit edhe pas datës 31 mars 2010 në rast të largimit përfundimtar nga Zvicra, pasi që vendimi për pension të invaliditetit është lëshuar përpara kësaj date. Për pensionet e invaliditetit vendimtare është koha e lëshimit të vendimit. Të përjashtuara nga eksporti janë edhe më tej pensionet çereke të invaliditetit, të cilat edhe gjatë vlefshmërisë së Marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore nuk ishte e mundur të eksportoheshin jashtë vendit.  Pensionet e invaliditetit, të cilat realizohen sipas vendimit të lëshuar pas datës 31 mars 2010, për shtetasit e Kosovës do të paguhen vetëm në rast të ruajtjes së vendbanimit në Zvicër (eksportimi përjashtohet)

  Shtesat familjare

  Shtetasit e Kosovës me banim në Zvicër, fëmijët e të cilëve kanë vendbanim jashtë Zvicrës, duke filluar nga 1 prill 2010, nuk kanë më të drejtë në shtesa familjare.

  Kthimi i kontributeve

Shtetasit e Kosovës me banim jashtë Zvicrës mund të parashtrojnë kërkesën për kthimin e kontributeve të AHV*-së, nëse largohen përfundimisht nga Zvicra apo janë larguar më herët nga Zvicra. Parakusht për çdo kthim të kontributeve është pagimi i kontributeve përgjatë një viti të plotë. Kontributet kthehen pa asnjë përqindje interesi, dhe përfshinë kontributet e punëmarrësit dhe të punëdhënësit. Personi që ka të drejtë për kthim si dhe anëtarët e familjes së tij (bashkëshort-ja/i, fëmijët nën 25 vjeç) duhet të jenë larguar përfundimisht nga Zvicra apo të dëshmojnë vendosmërinë e tyre për tu larguar përfundimisht nga Zvicra. Në rast se fëmijët janë në moshën madhore, por ende pa mbushur 25 vjeç dhe mbesin të jetojnë në Zvicër, kontributet mund të kthehen megjithatë nëse fëmijët kanë përfunduar shkollimin. Kthimi i kontributeve mund të refuzohet, nëse shuma e përgjithshme e kontributeve e tejkalon vlerën e përfitimeve të AHV*-së për një person me të drejtë pensioni që do të mund të realizonte në të ardhmen, në përpjesëtim të njëjtë. Shtetasit e Kosovës të cilët kanë realizuar përfitime nga AHV* apo nga IV**, mirëpo e drejta e tyre në të ardhmen, për arsye të transferimit të vendbanimit jashtë Zvicrës shuhet, mund të kërkojnë gjithashtu kthimin e kontributeve të AHV*-së. Në këtë rast përfitimet e realizuara nga AHV* apo IV** deri
në momentin e largimit përfundimtar nga Zvicra do të zbriten nga shuma e përgjithshme e kontributeve.

 

Kontributet i kthehen personalisht vetëm se personit që ka këtë të drejtë në kontribute (d.m.th. në xhirollogarinë e tij personale) dhe kurrësesi ndonjë përfaqësuesi të tij. Nëse kemi të bëjmë me rrethana të veçanta, të cilat janë të justifikueshme, përjashtimisht ekziston mundësia e pagimit të kontributeve një personi të tretë. Kjo është e mundur vetëm kur personi i tretë obligohet me shkrim, të transferoj shumën e përgjithshme të kontributeve, pa asnjë lloj zbritje, tek personi i siguruar që ka të drejtën në kontribute.

Shtetasit e Kosovës, të cilët kanë marrë kontributet, si dhe trashëgimtarët e tyre nuk kanë mundësi të bëjnë të vlefshme asnjë të drejtë tjetër për përfitime nga Sigurimi i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit duke u bazuar në këto kontribute si dhe kohëzgjatjen e pagimit të tyre. E drejta në kthimin e kontributeve parashkruhet (vjetrohet) pesë vite pas rastit të sigurimit, d.m.th. më së voni pesë vite pas mbushjes së moshës së rregullt të pensionimit të AHV*-së apo pesë vite pas vdekjes së personit, nga i cili rezultojnë përfitimet për trashëgimtarët.

Prandaj nuk ekziston ndonjë detyrim dhe asnjë motivacion tjetër për të kërkuar menjëherë kthimin e kontributeve. Nëse nuk kërkohet kthimi i kontributeve, ato do të mbeten në Sigurimin Zviceran te AHV*-së. Në rast se në ndërkohë plotësohen parakushtet përkatëse ligjore, atëherë nga këto kontribute mund të realizohen përfitime në Pleqëri si dhe për përfitime për trashëgimtarët, në rast të vendbanimit në Zvicër). Nëse kontributet nuk kërkohen menjëherë, pra deri tek kalimi i afatit të parashkrimit (vjetrimit) (pesë vite pas rastit të sigurimit) ata nuk do të humben. Përveç kësaj duhet të përmendet se në të ardhmen në fund të fundit do të lidhet një marrëveshje mbi sigurimet shoqërore me Kosovën. Në këtë rast sipas të gjitha parashikimeve do të jetë e mundur që për kontributet që nuk janë kthyer të paguhen sërish pensione të eksportueshme për shtetasit e Kosovës. Prandaj nuk ekziston asnjë domosdoshmëri të kërkoni menjëherë kthimin e kontributeve, nëse nuk ndodheni para moshës së pensionit

SHPËRNDAJE