spsirittrKompania zvicerane e njohur tanimë me emrin “Spirit of Drini” (Shpirti i Drinit)  Spirit of Drini (Schweiz) Vertriebs Gmb me seli në Zurich, ka lansuar një prodhim nga Kosova: Ujin e marrë nga Burimi i Drinit të Bardhë, shkruan “Presheva Jonë”.

 
 
“Shpirti i Drinit” (Spirit of Drini) uji i Alpeve të Kosovës që po pushton Zvicrën
 
drirnid
“Simbolika e zemrës në logon tonë, është filozofia jonë. Ne kemi një zemër për qëllime bamirësie dhe jo-fitimprurëse, sidomos për fëmijët në nevojë. Sipas ekspertëve që e kanë testuar, uji nga Kosova është ndër më të mirët në botë, gjë e cila ka bërë të renditet me të njëjtin nivel me kompanitë e njohura të ujit si: Evian, Perrier dhe San Pellegrino..”, thotë fillimisht përfaqësuesi i saj në Zvicër Bernhard Fanger në bisedë me gazetarin tonë.
 
Sipas  përfaqësuesit të “Spirit of Drini” në Zvicër  z. Anger, nga çdo shishe e shitur në Zvicër, shkojnë 5 cent për bamirësi në fshatrat e fëmijëve SOS”
 
driniidfddNë fund 2015, uji mineral, Spirit of Drini është vlerësuar mjaft nga Fine Ëater Society, një shoqëri amerikane – me cilësi të lartë që mund të krahasohet me markat botërore Evian, Perrier dhe San Pellegrino. Burimi i saj ndodhet në Alpet Dinarike të Mesdheut, 2240 m lartësi në territorin e Kosovës. Ai është 100% i pastër natyralisht dhe mund të përdoret për përgatitjen e ushqimit të fëmijëve. “Në Kosovë ekziston “Spirit of Drini” për më shumë se dy vjet. Ne kemi krijuar në26 muajt e fundit më shumë se 60 vende pune dhe deri tani kemi pasur suksese jo vetëm ne tregun vendor por edhe jashtë..” shton z. Bernhard Fanger.
 
 
Mediat zvicerane: Spirit of Drini, uji Kosovës tani e tutje jo vetëm për 300 mijë shqiptarët, por tani edhe në tavolinat e restoranteve dhe  hoteleve luksoze në Zvicër
 

driniiBernhard Fanger, thotë se “Në Zvicër, ka rreth 300.000 shqiptarë duke pasur parasysh ata nga Kosova , Shqipëria  apo Maqedonia e Presheva.  Spirit of Drini, uji i Kosovës tani  e tutje ofrohet jo vetëm për 300 mije shqiptarët, por atë e ke prezent edhe në tavolinat e restoranteve dhe  hoteleve luksoze ne Zvicër.

 
“Çdo ujë i dyti në Zvicër vjen nga Evropa. Ne tani kemi arritur te importojmë vetëm 50%.” shpjegon Fanger.
 
Sipas tij “në shumë lokale në Kosovë dhe Shqipëri mysafirët shërbehen me ujë nga Italia, me San Pellegrino (me gaz dhe pa gaz). Ujërat lokale kanë filluar të depërtojnë dalëngadalë në tregun vendor. Tani pritet që uji “Spirit of Drini” i marrë nga  Burimi I Ujit Drini i Bardhë ne (Radac) Pejë pranë të cilit ndodhet dhe selia e Kompanisë “Drini i Bardhe”,  të pushtojë tryezat në Zvicër.”
 
ujikrasna
“Kosova në të vërtetë është e njohur si vend i prejardhjes së shumë yjeve të suksesshëm të futbollit zviceran si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka,i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, si dhe i shenjtëreshës Nënë Terezës, por deri më tani Kosova ka qenë pak e njohur si vend me burime malore të ujit në natyrën e paprekur. Kjo së shpejti do të ndryshojë”, thotë në vazhdim te bisedës drejtori, përfaqësuesi i “Spirit of Drni” në Zvicër z. Bernhard Fanger.
 
 
 Një vlerësim të tillë e marrin vetëm pak marka të ujit mineral. Por ujin mineral te  kompanisë tashme te njohur “Spirit of Drini” (Spirit of Drini-Schweiz. Vertriebs GmbH), nuk është i njohur vetëm për opinionin shqiptar, por edhe për ata zviceran, për sukseset e së cilës kanë shkruar mediat e këtushme, si Blick:  uji qe tani po na vjen nga Kosova  (“Spirit of Drini»: Jetzt kommt das Kosovo-Ëasser”) me këtë titull gazeta prestigjioze zvicerane sot shkruan për ujin e pijshëm nga Kosova i cili do te jetë në sofrat dhe tavolinat e mbi 300 mijë shqiptarëve (“Zielgruppe des jungen Unternehmens sind vor allem die über 300’000 Kosovaren und Albaner in der Schweiz“)  dhe jo vetëm te tyre por edhe te zviceraneve, shkruan “Bota sot”.
SI DHE KU MUND TA GJEJME UJIN NGA KOSOVA ?
ujiii
Në fund të vitit 2015 uji natyral mineral “Spirit of Drini” është testuar nga Fine Ëater Society, një juri e famshme ndërkombëtare në SHBA, e cila për çdo vit vlerëson cilësinë e ujërave nga mbarë bota. Juria e ka vlerësuar ujin e Drinit të Bardhë si ndër më të mirët në botë – në një ligë me Evian, Perrier dhe San Pellgrino. Burimi i ujit të Drinit të Bardhë gjendet në lartësi mbidetare prej 2240 metra në Alpet Dinarike të Mesdheut në territorin e Kosovës. Ky ujë zyrtarisht ka marrë vlerësimin si “i përshtatshëm për përgatitjen e ushqimit të fëmijëve”.

 

 
Është menduar se uji do të jetë Ujë Premium për të gjithë ky ujë është regjistruar në vitin 2015 nga American Society “Si një nder ujerat më të mire në Botë”. Uji qe vjen nga Kosova në Zvicër  dhe që shërbehet në sofrat, tavolinat  tona behet me dëshirë dhe është një rast i mire humanitar për fëmijët. 
 
 Zürichu ka muaj qe ka lansuar në tregun zviceran ujin nga Kosova. Kjo është një risi botërore, shkruan ndërmarrja në një njoftim për median. Uji nga Kosova mund të porositet përmes webfaqes (www.spirit¬of¬drini.ch) ose përmes profilit përkatës në Facebook.
Transporti në shtëpi apo në ndërmarrje do të kryhet nga firma që e ka lansuar ujin e Drinit të Bardhë.ujiunfif
SHPËRNDAJE