Dark Mode Light Mode

Tri klube të mëdha i vihen pas yllit të Real Madridit

Roma ka hyrë në garë për sulmuesin e Real Madridit, Endrick, të cilin synon ta transferojë në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas komentatorit italian Nicola Ciccarini, klubi kryeqytetas po e monitoron nga afër situatën e brazilianit dhe dëshiron ta afrojë atë në skuadër. Trajneri Gian Piero Gasperini e sheh Endrickun si opsion edhe në krahun e majtë të sulmit.

Endrick nuk ka luajtur ende asnjë minutë këtë sezon për Real Madridin. Një lëndim para fillimit të sezonit e la jashtë fushave, ndërsa konkurrenca për një vend në formacion është rritur edhe më shumë pas paraqitjeve të Carlos Espí.

Advertisement

Roma nuk është klubi i vetëm që interesohet për 19-vjeçarin. Edhe Liverpooli dhe Milani po e monitorojnë situatën, duke e bërë garën për huazimin e tij gjithnjë e më interesante.

Nëse Endrick vazhdon të ketë mungesë minutash, Real Madridi mund të shqyrtojë mundësinë e huazimit në janar, në mënyrë që braziliani të fitojë përvojën dhe minutat e nevojshme në një tjetër skuadër.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 − one =

Previous Post

Valencia e çon në shtëpi trajnerin Corberan, shkarkimi pas rezultateve të “dobëta”

Next Post

Mourinho pas fitores 4-1: “Lojtarët e meritojnë respektin dhe duartrokitjet”

Advertisement