Përfaqësuesja e Kosovës, të dielën, më 27 mars, në stadiumin e qytetit në Prishtinë do të takohet me kampionin e Maqedonisë, Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. Ndeshja zhvillohet në orën 15.00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Radiotelevizionin 21. Ishte paraparë që më 27 mars të jetë në kryeqytet kampioni i Turqisë, Bursaspori, por anuluan ardhjen në fund, për shkak të pengesave nga Federata e Futbollit e Turqisë. Në vend të Bursaspor-it do të vijë Renova, e cila ka një potencial të shkëlqyeshëm të futbollistëve që në fakt do të jetë sprovë edhe për vetë përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaku/bs

SHPËRNDAJE