Në sulmin e fundit të të para pak ditëve (28 Qershor) e ka marrur përsipër organizata “Lëvizja e Lirisë” me seli në Bujanoc,njofton Agjencia Informative “Presheva Jonë”.

 

Dobrosin,1 korrik
Në një komunikatë arritur në redaksinë e Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” kjo organizatë me emrin “Lëvizja e Lirisë” duke pranuar se aksionin në fjalë e ka kryer me sukses ndër të tjera ka shkrua “Aksioni është kryer në fshatin Dobrosin,komuna e Bujanocit,nga Njësia Shqiponjat e Lirisë,të gardës Gjergj Kastrioti-Skenderbeu,të Lëvizjes së Lirë”. Komunikata në fjalë mban logon,nënshkrimin dhe vulën,të cilën po ua paraqesim më poshtë.

“Në mëngjesin e datës 28.06.2012,ditë e enjte,rreth orës 04:00 është kryer aksion.
Aksioni është kryer në fshatin Dobrosin,komuna e Bujanocit,nga Njësia Shqiponjat e Lirisë,të gardës Gjergj Kastrioti-Skenderbeu,të Lëvizjes së Lirë. Efektivët të cilët kryen këtë aksion ishin 5(pesë) pjestarë,armët që u përdorën janë: pushkë automatike,pushkomitrolozë dhe armë tjera.
eprori i njësisë raporton për të plagosur lehtë nga rradhët tona,dhe njëherit ia tërheqim vërejtjen forcave serbe që të ndërprejnë cdo veprim të terrorizmit shtetërorë,që ushtrohet mbi shqiptarët e kësaj ane. Ne nuk kemi ku të shkojmë jashtë shtëpive tona,aty do të qëndrojmë.
Pjestarëve të policisë multietnike të përkatësisë shqiptare,iu lutemi që ta heqin uniformën kriminale të Serbisë.
Faktorin ndërkombëtarë e thërrasim që të ndërhyjë sa më parë

Levizja e Lirise, drejtoria per medioa dhe publik me slei ne Bujanoc”

SHPËRNDAJE