Kryenegociatori serb Borko Stevanovic ka deklaruar se raundi i dytë i bisedimeve me palën kosovare ka shënuar progres, por jo aq sa pritej nga Beogradi.

“U arrit progres rreth cështjes së energjisë elektrike. Gjetëm pika të përbashkëta rreth rregullimit të furnizimit me elektricitet në Kosovë dhe funksionimin e kompanisë sonë atje”, ka deklaruar Stefanovic, i cili më pas ka paraqitur edhe cështjet ku palët kanë dështuar.

“Regjistrat orgjinalë të gjendjes civile që kërkon Prishtina ne nuk mund t’ia japim. Sa për vulën e doganave, realiteti në veri të Kosovës imponon nevojën që kjo cështje të zgjidhet në mënyrë gjithpërfshirëse dhe jo me ndarjen e problemeve të vecanta”, ka shtuar Stefanovic.

SHPËRNDAJE