edddSipas Edita Tahirit, pasi të zbatohen marrëveshjet paraprake do të ketë edhe tema tjera në dialog, siç është tema e demarkacionit me Serbinë.  Ndërsa sipas njohësve të politikës, kjo deklaratë e ministres është thjesht një skenar i radhës i mashtrimit, pasi që sipas tyre Kosova nuk ka fuqi ta detyrojë Serbinë t’i zbatojë marrëveshjet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovë si kusht për të ecur tutje në rrugën e BE-së. Sipas Tahirit, pasi të zbatohen marrëveshjet paraprake do të ketë edhe tema tjera në dialog, siç është tema e demarkacionit me Serbinë.

Ndërsa sipas njohësve të politikës, kjo deklaratë e ministres është thjesht një skenar i radhës i mashtrimit, pasi që sipas tyre Kosova nuk ka fuqi ta detyrojë Serbinë t’i zbatojë marrëveshjet. Analisti, Islam Krasniqi, duke folur rreth kësaj çështjeje thotë, se Serbia nuk mund t’i pranojë këto marrëveshje siç ka  deklaruar Tahiri.

Sipas tij, Edita Tahiri nuk e thotë të vërtetën asnjëherë dhe është Serbia ajo që është mësuar të luaj me Kosovën duke i shkelur gjitha marrëveshjet. “Jo Serbia nuk mund t’i pranojë marrëveshjet ashtu siç ka deklaruar Edita Tahiri para Komisonit të jashtëm parlamentar, (edhe pse Edita se thotë të vertetën asnjë herë), sepse Serbia është mesuar të luajë me Kosovën, duke i shkelur të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Klasa politike e Kosovës ka humbur fuqinë karrshi Serbisë, dhe nuk ka mundësi ta detyrojë  atë që t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel” thotë Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE