Këtë vit, është shënuar 20 vjetori i rënjes se dy heronjëve të idealit kombëtarë, heroit Tefik dhe heroinës Hanumshahe të cilët aq shumë e deshën Kosovën, aq shumë e deshën Shqipërinë, aq shumë e deshën flamurin Kuq e Zi, nga i cili nuk u ndanë as edhe njëherë të vetme, deri në frymën e fundit, frymë të cilën ia mori dora e zezë e armikut, plumbat e të cilit qiftin Zymberi i dërgoi në amshim, duke lënë pas a dy trashëgimtar, djalin dhe vajzën e tyre. Ata, sot janë të shkolluar e edukuar, ashtu sic Tefiki dhe Nushi deshën, e për ta dërguar amanetin në vend, u përkujdes me një përkushtim të pa shoq, kunata e Tefikit dhe Nushit, gruaja e vllaut të Tefikit, e cila në një rrëfim ekskluziv (të cilin do ta botojmë në ditët në vijim), ka treguar për peripecitë nëpër të cilat ka kaluar, duke u munduar që fëmijëve Tefikit dhe Nushit mos t’u mungojë asgjë. Ajo thotë se shpesh ska pas se si të mos i ndaj e mos t’i dalloj fëmijët e Tefikut e Nushit nga fëmijët e vetë, pasi që e ka pasur më të lehtë t’u thotë jo djalit të saj se sa Atdheut.

Në një shkëputje nga biseda që patëm me kunatën e Tefikut, e cila i rriti frutet e dashurisë së qiftit të heronjëve, ajo tregon se si më lehtë i ka thënë jo djalit të sajë, se sa Atdheut, djalit të Tefikit.
“Ka pasur raste kur për djalin tim mu kanë dhimbs me i thy 10 euro kur mka lyp me i ble akullore, se i kam thënë prit sa të shkojmë nshpi, e hanë në shpi, ndërkohë që Atdhut ka pas raste që i kam prish 500 euro, për një akullore, e jo skam mund me i thanë”, është shprehur znj. ****.

Se sa ka qenë i dashur e shok pa interes, e atdhetarë e pa shoq, e tregojnë më së miri shokët e Tefikut, ata të cilët e njohin që nga studimet, që nga vitet më të mira të një njeriu, disa prej të cilëve sot gjenden në Zvicër.
Ata, me rastin e 20 vjetorit të rënjes për atdhe, kanë vendosur që të bëhen bashkë e në mënyrë të organizuar t’a bëjnë të përjetshëm kujtimin për shokun e tyre, ata kanë marrë iniciativë të cilën edhe e kanë realizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, për t’ia ndërtuar Tefikit dhe Nushit bustin, e që sa herë që të mërziten, të shkojnë e të ç’mallen.
Njëri ndër shokët e Tefikit, është edhe Eshtrefi nga Presheva.

Eshtref Edipi jeton në Zvicër, ai thotë se Tefikun e ka në kujtime si ndërë shokët më të mirë që ka pasur në studime, të cilin e ka pritur edhe në Zvicër për vizita, e që pasi iu është bashkuar shokëve për të kontribuar në ngritjen e përmendores për Tefikun e Nushin, këto ditë e vizitoi atë. E vizitoi me shpresën që të ç’mallet sado pak me shokun, por me gjasë ai u mërzit edhe më shumë, kjo vërehej në vazhdimsi përgjatë kohës sa qëndroi afër shokut të tij, tanimë të përjetësuar në bronz, bashkë me të shoqen.

Eshtrefi, bashkë me bashkëshorten Zejnepen vizituan edhe shkollën e cila mbanë emrin e qiftit, vizituan edhe varrezat e dëshmorëve në Gjilan bashkë me kunatën e Tefikut e Nushit, e cila i shoqëroi gjatë gjithë kohës, duke i folur për qiftin heroik dhe fëmijët që lanë pas, e që sot, ajo mburret me ta.

SHPËRNDAJE