putrffMedvegjë, 14 nentor  -Nje fshat ne Medvegjë qe me shekuj njihet nder banoret shqiptare dhe serbe si Adzhince, ky fshta tash e tutje quhet “Putin” njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Jo vetem ne Medvegje por edhe në shume venbanime shqiptare ne Luginen e Presheves jane ndryshuar emërimet nga ato shqiptare ne sllave. Psh në Bujanoc nuk lejohet sheshi “Skënderbeu” edhe pse shumica e kuvendarvee i kane thene po. Ndërrim i toponimeve shqiptar sikur emri i fshatit nga Adzhinaca ne Putin kupohet si urrejtje dhe racizem jo vetëm ndaj shqiptareve por edhe ndaj komuniteve tjera joserbe.

 

Serbët kundër emërimeve shqiptare dhe turke

Po ashtu mësohet se ky fshat vetem me trembëdhjetë shtëpi, njëzërit janë pajtuar që të ndryshohet emri nga Adzhince ne Putin, madje edhe pa lejen  e komunës. “Fshati i Medvegjës me emrin “Putin”  eshte një rrespekt dhe  mirënjohje ndaj Presidentit rus Putin..” kane thëne fshataret sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

“Turqi me nuk ka ketu. Ne nuk jemi këtu ne Truqi por ne Serbi. Ne duam të ndryshojmë emrin e fshatit në një emr sllav. “Putin” tingëllon bukur dhe të lehtë të shprehem. Ne kemi qenë gjithmonë të përballemi me Lindjen. Putin është për ne lideri më i madh dhe më të mirë botërore, kështu që qyteti ynë me krenari mban emrin e tij..”  ka thëne nje fshatar me emrin  Milutin Petrusic.

Nje fat i tille mund të pres edhe emetime tjra rruge, sheshe e fshtarat me emretime shqipatare apo ato turqe si fshati “Katun” apo “Bilac”. Derisa sot ne Beograd dhe Serbi ke emra rrugësh te krimimeneleve serb si Gavrila Principa apo te Mladici, Andricit, Miloshevicit  nuk eshte qudi edhe as me  emrin e diktatorir rus Putin, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Ngremë monumente për Rocky Balboa, Bruce Lee, atëherë pse nuk e quajmë lagjen tonë të vogël pas Putinit? Rusët janë vllezer dhe  miqtë tanë tradicionale..” ka thene ne vazhdim Miroslavi.

Fshatarët vetë e ia kane vene emrin Putin fshatit te Medvegjës sigurisht me motive për diçka, te cilet  nuk kane pyetur askënd. Si e kanë marrë idenë për të ndryshuar emrin, unë nuk e di. Por sipas mendimit tim nuk meriton aq shumë vëmendje…” thotë kryetari i Komunes Nebojsa Arsiq i cili shtiret se “pa dijen e komunes” qenka ndrruar emri i fshatit nga Adzhince në Putin?!

SHPËRNDAJE