Dubai, 19 nentor  -Ka mbetur vetëm edhe 24 ore kur Kosova do ta marrë përgjigjen definitve mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. Përfaqësuesit e MPJ dhe Qeverise tashmë janë shprehur të vendosur se kjo përgjigje e vendeve anëtare të INTERPOL-it do të jetë pozitive për Kosovën. Ketu ne Dubai vazhdon “lufta” e lobimit. Ministrit Berhgjet Pacolli ehste i vetmi perosnlaitet nga shteti Kosove sketu ne Dubaj i cili po zhvillon nje aktivitet te dednru poltik dhe diplomatik me vendet anetare te Interpolit. Nga ana tjeter edhe Serbia me delegacionin e saj eshte aktive, sa qe ka pasur debate te nxehta me sekretarin e pergjgithshem te Interpolit rreth anetaresimit te Kosoves ne kete organizate boterore, te cilet duket se i ka kapluar frika, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” i cili medium po ndjek drejt per se drejti Sesionin e AP te Interpolit ne Dubai.

Kosova dje ka  fituar nje beteje ndaj Serbise. Eshte nje hap me afer Interpolit

Siq kemi raportuar dje, ra rene poshte kerkesa e Serbise qe Kosova te eleminohet nga votitimi. Do perkujtuar se anetare te Interpolit jane 192 vende. Kurse me te drejte vote 172. Pro votimit i thane 90 vende nga 134. Keshtu Kosova ka marrru driten jeshile nga shumica e vendeve anetare te Interpolit qe me 20 nentor te votohet pro pranimit te saj ne kete organizate boterore,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” nga Dubai.

 

Nesër ne ora 10:30 ne Dubai, Kosova dhe Serbia i ngajne kuvalt. Vendimi, Kosova ne Interpol

Pavarësisht kësaj, ata thonë se Serbia nuk po rresht së lobuari kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, shkruan sot agjencia e lajemeve “Presheva Jone” nga Dubai.

Gjatë ditës së nesërme (të martën) pritet që në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

Me këtë rast, pas votimit nga shtetet anëtare do të bëhet e ditur përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtari i 193-të i INTERPOL-it ose jo.

Dje, kur edhe ka nisur punimet kjo Asamble, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur të sigurt se Kosova do ta marrë lajmin e shumëpritur gjatë ditës së nesërme.

Se Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it janë shprehur optimistë edhe njohës të sigurisë e përfaqësues të partive opozitare, megjithëse sipas këtyre të fundit institucionet e Kosovës nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.

Burime brenda MPJ-së, Kosova bashkē me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojē reth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarsim. Punimert e Asamblese se Pergjithshme ner Interpolit ne Dubai po i ndjek edhe nje delegacion nga Shqiperia , te prire nga ambasadori shqiptar ne Dubai Ermal Dredha i shoqeruar nga Ardi Veliu, drejtor i pergjgithshem i policise se shtetit dhe Amdi Likas, drejtor i Interpolit shqiptar.

Do perkujtuar se Sesioni i 87 i Asambleja e Përgjithshme e Interpolit filloi në Dubai  ku po ndiqet nga mbi 1,000 përfaqësues zyrtarë nga 173 vende, ne mesin e tzre edhe perfaqesues nga Shqiperia e vedne tjera te Ballkanit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” nga Dubai.

Konferenca katër-ditore gjithashtu do të diskutojë kërkesat e Kiribatit dhe Vanuatit, të cilët janë anëtarë të OKB-së dhe Kosovë për pranimin në anëtarësimin e Interpolit.

SHPËRNDAJE