Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të mërkurën ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës të cilët akuzohen për krime lufte. Në këtë seancë për herë të parë ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë Nazim Ballaca, i cili një vit më parë bëri publike vetë të gjitha krimet e kryera nga ai dhe Fahredin Gashi me bashkëpunëtorë të tjerë të njohur si pjesëtarë të SHIK-ut. Fillimisht Ballaca ka dëshmuar për lidhjet e tij me Hysri Ramen me të cilin ka thënë se ka lidhje miqësore ndërsa me Fahredin Gashin lidhje shoqërore. “Me 16 qershor për herë të parë kam shkuar të Fahredinë Gashi në fshatin Divjak dhe disa ministri ishin në malet e Berishës duke përfshire edhe MB. Arsyeja ishte sepse ende kishte forca serbe që nuk ishin larguar nga Kosova në atë kohë në drenicë dhe regjionin ku dominonte forca jonë nuk kishte forca policore serbe por nuk dihej për Prishtinën. Në muajin maj dhe qershor ishin fuqizuar marrëdhëniet mes meje dhe Fahredin Gshit ku takoheshim për ditë dhe më 14 qershor me 1999 jemi marr vesh dhe më ka urdhëruar të dal të shkolla fillore e fshatit Pjetershticë përafërsisht në ora 9 jemi takuar dhe më është drejtuar më këto fjalë: “Do të shkojmë të marrim një person në pyetje jashtë shtëpisë së tij kemi shkuar rrugës dhe kemi arritur në fshatin Varigofc”. Kemi shkuar me një shtypin që sipas traditës sonë një katëshe kemi trokitur në derë dhe ka dal një person dhe kemi marrë me dhunë pasi që i kemi bërtit e kemi pyetur se ku është shtëpia e Sali Gashit. Kemi ecur në drejtim të shtëpisë së Sali Gashit jemi afruar të dera e personit në fjalë e kam ditë që po e kërkojmë Sali Gashin këtë e ka marr vesh para derës së vllahut të viktimës. Rreth 30 ose 50 metra iu kemi afruar derës së shtëpisë. Pasi është hap dera e shtëpisë i pasi ka hyrë Fahredin Gashi i dyti unë. Kemi qenë të armatosur me automatikë. Është hapur dera e shtëpisë dhe në korridor afër derës personi i parë ka qenë një femër më pas ka qenë dy vetë tjerë Gashi i pari e unë i dyti kemi hyrë në dhomën e parë në të majtë ku ishte viktima Gashi ka hyrë i pari në dhomë dhe ishte gjysmë e hapur dera na kanë thënë çka po doni e kemi kërkuar më këmbngulje ku është Salihu kjo ka zgjatur shuam shkurt ndoshta një minutë. Kemi hyrë në dhomën kemi bërë krimin viktima ka qenë i shtrirë në kauq. I kemi thënë hajde me neve, ai ka rënë poshtë dhe ka thënë nuk mund të vi, jam i sëmurë. Aty menjëherë ka shkrep Fahredinë Gashi me automatik ku të gjithë kanë qenë të drejtuar në kokë të tij, ndërsa unë kam qëndruar i gatshëm “, ka thënë Bllaca. Në këtë moment është shfaqur një mos marrëveshje ndërmjet prokurorit, avokatëve dhe trupit gjykues, se si Salih Gashi kishte rënë në tokë, gjë e cila ka bërë që të ndërpritet seanca për disa minuta. Më pas seanca vazhdoi përsëri me dëshminë e Bllacës lidhur me momentin e vrasjes. “Afër kokës së tij (Salihut) ka shkrep automatiki i Fahredin Gashit, një mashkull në korridor ka thënë e vrajtën. Gashi me automatik përpjetë unë vetëm e kam bërë rrotullimin kemi dal 3 persona kanë qenë në korridor. Pastaj kemi ikur me vrap. Faruku u dal i pari i dyti unë, kemi ikur dhe kemi shkuar në drejtim të fshatit Davidoc në këmbë”, u shpreh Bllaca. Ai më tutje ka treguar se si e kishte marrë vesh se përse ishte ftuar të ishte pjesë e atij rasti. “Pasi jemi larguar diku 200 metra, unë e kam pyetur Farukun si more nuk më tregove se jemi ardhë me vra njeriun, Faruku u përgjigj nuk desha të tregoj se frikësohesha se nuk do të ishe prezent në vrasje. E kam pyetur çka me ba tash, kush do të na mbrojë neve. Më ka thënë mos u bë merak se e kemi doktorin, ky ishte pseudonimi i luftës i Fatmir Xhelilit. E kam pyetur pse këtë njeri (Salihun) kush është ky, çka ka bërë, më ka thënë se din diçka, se ka qenë kolaboracionist dhe për këtë na mbrojnë instancat e larta. Raportimi i vrasjes është bërë të nesërmen më 16 qershor. Atë natë ishim të veshur me tesha të zeza, me maska me bomba dhe disa fishek dhe dy kallashnikov”, ka treguar Bllaca. Pas kësaj ai ka treguar se si kishte filluar kontaktet me familjen e të vrarit për të treguar vrasjen e ndodhur. “Në vitin 2007 nëpërmjet komunikimit telefonik dhe përmes letrave, familjes së viktimës kisha filluar t’ia jepja kordinatatat lidhur me vrasjen. Së pari është dërguar një sms në drejtim të familjes së viktimës. Unë e kam dërguar dhe Hysri Rama ishte pranë meje”, u shpreh Bllaca, ku në këtë çast reagon i akuzuari Hysri Rama, duke thënë se ‘Po rren’. Bllaca vazhdoi dëshminë e tij duke treguar përmbajtjen e letrës dhe qëllimi pse u dërgua letra. “Letra është përpiluar nga Bllaca,unë. Letra është shkruar me shkrim dore dhe iu është adresuar familjes së viktimës në objektin e viktimës. E kam autorizuar Besnik Bllacën dhe letra i është adresuar Afrim Gashit. Së pari është përpiluar nga unë dhe i kam autorizuar dy persona Besnik dhe Liman Bllacën (Limani vëllai ndërsa Besniku djali i vëllait të Nazim Bllacës). I kam blerë dy numra të telefonit ‘vala 900’ dhe personat që i kam autorizuar, kanë pas për detyre që pasi të vendosin letrën në qytetin e Lipjanit ku aty familja e viktimës ka një shtëpi katër katërshe. Letra është dërguar nga Besniku ndërsa Liman Bllaca ka pas për detyrë të vëzhgojë shtëpinë për rreth të mos hetohet. Vendosja e letrës ka qenë iniciativë dhe e dirigjuar nga unë, ka qenë fundi i vitit 2007. Në këtë periudhë unë isha larguar nga Kosova nga nëntori 2007 deri në maj 2009 nuk isha në Kosovë. Para se të largohesha nga Kosova e kisha përpiluar letrën të cilën ia kam lënë gruas sime dhe ajo më pas ia ka dhënë Besnikut, unë i kam thënë për këtë. Letra është vendosur në katin e dytë të shtëpisë nën një bllok për të mos e humbur era”, u shpreh Bllaca. Ai tha se në këtë letër kishte qenë përshkrim i saktë i asaj çka ka ndodhur natën e 15 qershorit. Duke arsyetuar atë se pse kishte bërë këtë, Bllaca tha se pas vrasjes së Salih Gashit ishte i interesuar të dijë se kush ishte ai dhe pse ishte quajtur kolaboracionist. Ai po ashtu tha se Fahredin Gashi para luftës kishte qenë në fuqi të madhe ekzekutive në qytetin e Shtimes. “Faruku më ka thënë në shumë raste sepse kemi qenë shok shtatë vjet, mos u merr me këtë se ky ka ditë diçka për mua tjetër kush na mbron neve”, u shpreh Bllaca. Duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorit se pse në letër kishte thënë se Faruku ka qenë spiuni më i madh në Shtime, Bllaca theksoi se krejt Shtimja e kanë ditë se çfarë fuqie ka pas Fahredin Gashi me regjimin policor të Serbisë. Arsyeja pse nuk e kishte lajmëruar më herët vrasjen, Bllaca tha se ishte sepse nuk kishte dashur të afrohet afër familjes së viktimës derisa të shihte se në Kosovë do të vendosej një trup gjykues i fortë që do të merret seriozisht me rastin. “Qëllimi im ka qenë që Afrim Gashi të hap rastin në gjykatën e UNMIK-ut sa më larg policisë së Kosovës dhe ombrellës së krimit të Prokurorisë së Kosovës”, u shpreh ai. Ai më pastj foli për kontaktet e para fizike që i kishte pasur me familjen e Salih Gashit. “Kontakti i parë fizik me këtë familje ishte në fashitin e tyre në Varigoc. Kam shkuar që të përulem dhe të kërkojë falje familje për pjesëmarrje në krim. Këtë rrugë e kam marr me Hysri Ramën. Kemi shkuar në shtëpinë e tyre, kanë dal dy vëllezërit e viktimës të cilët janë quajtur Shefki dhe Sejdi Gashi, kjo ka ndodhur në qershor 2009. Në Varigoc jam shkuar me Hysri Ramen me xhipin e tij të
cilin e drejtonte Hysri Rama. Për herë të parë kam filluar bisedën me vëllezërit e viktimës pas 10 viteve. Hyri Rama e dinte se përse kemi shkuar”, u shpreh Bllaca, dhe në këtë çast ai ndërpritet përsëri nga Rama, i cili përsëri thotë se ‘Edhe këtu po rren. Më ka than rri në xhip s’ke nevojë me dal’, tha Rama. Bllaca vazhdoi me dëshminë e tij duke thënë’ “Jo vetëm për atë vrasje po për të gjitha vrasjet të dy shokët mbrapa meje i din”. Ai më pas tregoi se si i kishte vazhduar kontaktet me këtë familje edhe pas takimit që kishte pasur në fshatin e tyre në Varigoc. Dëshmitari Bllaca vazhdimisht iu referoje vetës Bllaca, dhe kjo e detyroi kryetarin e trupit gjykues që ti a tërheq vërejtjen. Duke i thënë se kur ti referohet vetës të thotë ‘Unë’ mirëpo Bllaca duke qeshur ka kërkuar falje dhe shtoi: “Më falni jam mësuar në grupin kriminal ashtu quhemi ne” ka përfunduar ai dëshminë e tij. Ndërkohë avokati mbrojtësi Fahredin Gashit, Tahir Rrecaj e ka quajtur kundërthënëse dhe jo bindëse dëshminë e Bllacës, të cilën e ka paraqitur të mërkurën para trupit gjykues. Gjatë seancës trupi gjykues ka bërë të ditur se ka shfuqizuar fletë- arrestimin ndaj Hysri Ramës, të cilin e kishte dhënë një ditë më parë, pasi të martën Rama nuk ishte paraqitur në gjykatë, pasi që ky i fundit mungesën e tij e ka arsyetuar me ngatërresë të datave. Fahredin Gashi dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.

SHPËRNDAJE