auto_donald-trump-praesident-transparenz1479218864Është normale që të lidhen bashkë biznesmeni i suksesshëm me profesionin e presidentit. Por është vështirë e tolerueshme kur një president ka borxhe dhe kredi të pashlyeshme nëpër vende që nuk konsiderohen mike të shtetit që ai përfaqëson.

Bëhet fjalë për Donald Trump, që sipas javores kulturore gjermane Die Zeit, duhet të ketë borxhe e kredi në Kinë, Rusi, Turqi dhe në Gjermani. Gazeta më e madhe zvicerane BLICK duke u bazuar në shkrimin e Die Zeit, e ka vendosur titullin: Trump ka borxhe në Europë, Turqi dhe Rusi – Deutsche Bank e ka nën thes Trumpin.

“Ai nuk duhet të ketë borxhe kredish vetëm në Kinë ose Rusi. Dhuruesi më i madh i kredive për Trump Organization është Deutsche Bank, që tani nga kriza e pasurive të patundshme në SHBA shifra e borxheve ka arritur deri në një miliardë dollarë.”

Më pas Die Zeit citon një ekspert nga Washingtoni.

“Nga ta dimë ne për shembull, që ai nuk është shumë bujar me Kinën, sepse atje ka borxhe kredish ose pse ai flirton me Stambollin, sepse atje ka në pronësi hotele,” pyet eksperti Kenneth Gross, nga Washingtoni.

Këto janë disa nga konfliktet që pritet të shfaqen së shpejti./Bota sot

SHPËRNDAJE