Dark Mode Light Mode

Lajm i madh për Kosovën, ylli i Austrisë mungon në ndeshjet e Ligës së Kombeve

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marcel Sabitzer, nuk do të jetë në dispozicion të Austrisë në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të një lëndimi.

Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar se 32-vjeçari do të mungojë në këtë cikël, ndërsa rikthimi i tij në përfaqësuese për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028 nuk është përjashtuar.

Sabitzer ka vendosur të marrë një pushim të përkohshëm nga angazhimet me kombëtaren, pas 102 paraqitjeve dhe 27 golave me fanellën e Austrisë.

Advertisement

Mungesa e tij është lajm i mirë edhe për Kosovën, e cila do të përballet dy herë me Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sabitzer është një prej lojtarëve kryesorë të Austrisë dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së Borussia Dortmundit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + nineteen =

Previous Post

Messi vazhdon të shkruajë histori, arrin në 928 gola në karrierë

Next Post

`Ora e Pritjes` nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

Advertisement