enririirffSerbet, kot e lavdërojne Donald Trump, sepse presidenti i ri i SHBA-ve do te mbeshtes dhe sjell ndryshime te mire per Amerikanet dhe popujt pro amerikan, thote fillimisht për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” bashkebiseduesi yne Enri Ceno i cili ishte në vijën e pare te frontit gjate fushates perkrah Donal Trump, sot president i ri i SHBA-ve

 

EKSKLUZIVE: Enri Ceno është Kryetar i Departamentit të Drejtave të Njeriut dhe Shanseve të Barabarta në PD. Ceno n je veprimatr i devotshëm i sew djtahtes shqipatre (PD) ka qenë pjesë e fushatës të Kandidatit Donald Tramp në SHBA me jave te tëra. Ky nuk është angazhimi i tij i parë, por prej me shume se një vit ai mban kontakte dhe së fundi ishte lobues besnik në vijën e pare te “frontit” gjate fushatës së Donald Trump, cka u deshmua me 8 nentor se mundi nuk i shkoi huq.

Në një intervistë ekskluzive per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” z. Ceno shpjegon fushtane parazgjedhore për Donal Trump nga ditet epara te lobimit deri ne fitore. Ai po ashut rrëfen eksperiencën e tij në stafin e fushatës të Trump dhe premton se së shpejti miqtë e tij, drejtuesit e fushatës së republikanit Donald Trump, do jenë në Shqipëri në mbështetje të PD-së dhe pjese e fushatës të saj në zgjedhjet e ardhshme qe do t ekurorëzohen, padyshim me fitore. Demokracia dhe e djthta nis nga Uashingtoni dhe perfundon në Tiranë, thote”fillimisht bashkebiseduesi ynë.

 

* z.Ceno, fillimisht na njoftoni per lexuesit tane me kë kemi rastin te bisedojme. Na thoni dicka per veten.
ENRI CENO: Jam anetar i Partise Demokratike prej shume vitesh. Prej nje viti kryej funksionin e kryetarit te Departamentit te te Drejtave te Njeriut dhe Shanseve te Barabarta te PD. Mendoj se te drejtat e njeriut dhe shanset e barabarta sot ne Shqiperi nuk jane ndonje titull apo ofiq. Te drejtat e njeriut ne Shqiperi shkelen rende. Shanset e barabarta jane propagande. Detyren time e shoh si misionin qe ka njeriu i lire per t’iu kundervene propagandes. Jo cdokush e ka te lehte apo te mundur te jete vertet i lire, por une besoj se sado e keqe te jete situata, cdo njeri e ka brenda vetes pak apo shume liri, dhe puna jone eshte ta zmadhojme kete hapesire lirie. Per te thene dicka me shume per veten, kam studjuar te drejte tregtare ne Angli, dhe drejtoj nje biznes ne fushen e industrise se rende. U takoj atyre njerezve qe besojne tek kthimi ne Shqiperi.

 

* Nëse nuk gabojmë, jeni një veprimtar i njohur i se djathitës jo vetem ne Shqiperi por edhe ne SHBA, ku ju si një shqiptar ishit ne  fushate afer dhe perkrah presidentin te ri amerikan republikanit Donald Trump ?
ENRI CENO:  Natyrisht nuk jam i vetmi shqiptar qe mbeshtet nje te djathte reale ne SHBA dhe Shqiperi. Ne baze te informacioneve te mia ka disa shqiptare qe bashkepunojne ngushtesisht me deget e Partise Republikane ne Amerike, ne shtetet ku ata punojne dhe jetojne por ne stafin e ngushte te Presidentit Trump ende nuk ka shqiptare. Kam bashkepunuar me stafin e tij te marredhenieve me publikun dhe strategjisteve te fushates. Dhe natyrisht nuk i kam lene pa permendur situaten ne Shqiperi.

 

* Si vleresoni fitoren e presdienti te ri Amerikane, ishte vote e besimit, vote e drejte, zgjedhje e merituar?
ENRI CENO:  Njerezit kane nevoje per shprese, vizion dhe sapo na e treguan fare hapur qe jane kunder dinastive dhe spekulanteve ne pushtet. Vota amerikane ishte e drejte. Ajo tregoi qe kur populli e posedon realisht te drejten e votes, ai e shpreh te paster vullnetin e tij. Edhe pse Presidenti Trump u sulmua ashpersisht nga mediat e kundershtarit te cilave u benin jehone servilet mediatike shqiptare, populli amerikan u shpreh qarte. Detyra jone eshte qe edhe populli shqiptar te shprehet ne menyre te tille.

 

Serbet, kot e lavdërojnë Donald Trump, sepse presidenti i ri i SHBA-ve do te mbeshtes dhe sjell ndryshime të mira për amerikanët dhe popujt pro amerikan

enrii* Trump erdhi president me voten, me vullnetin e popullit amerikan apo? Cka kane te tjeret pra joamerikanet, psh shqiptaret (ndoshta gjithe jo) ne Kosovë e Shqiperi qe vazhdojne me shkrime kritikuese e senzacionale si gjate fushattes edhe tash pas zgjedhjeve per Donald Trump ?
ENRI CENO:  Trump erdhi ne pushtet me nje diference votash elektorale jo te vogel. Mendoj se populli amerikan e mbajti te heshtur voten, por e shprehu qarte vullnetin e tij. Shumica e mediave tradicionale shqiptare, ashtu edhe mediat nderkombetare, me muaj me radhe shpallen fituese Hillary Clinton permes sondazheve , artikujve, mbeshtetjes publike (ishte hera e pare ne histori qe media te caktuara shpreheshin ne krah te nje kandidati per president). Mediat u munduan te manipulojnedhe influencojne voten e pakicave ne Amerike. Por nuk ia dolen dot. Ndersa ne Shqiperi, influencat politike jane investuar per vite me radhe per te kapur kontrollin e mendjes se njerezve dhe tani po perpiqen te korrin shperblimin per mundin e derdhur permes marrjes se konçensioneve dhe kapjes se pikave kyçe te shtetit, ashtu si dhe nepermjet deformimit te reformes ne drejtesi. Mendoj se njeri nder personazhet qe ka ndikuar djeshem per skllaverimin e shqiptareve ne prangat e vasalitetit te pamoralshem te pushtetareve te sotem socialiste eshte Xhorxh Soros.

 

* Fitorja e Trump mund te themi se ishte edhe fitore e shqiptareve, sepse nuk ishte edhe aq i vogel lobimi, përkrahesit shqiptare pro Trump ?

ENRI CENO:  Ne jemi nje popull i vogel. Por ndryshe nga sa raportojne mediat e blera, patjeter qe kane qene te shumte ne numer shqiptaret ne te gjithe Ameriken qe votuan e perkrahen Donald Trump. Sot eshte nje epoke e re per Partine Republikane, per Ameriken qe pas shume vitesh ka njeheresh edhe Senatin edhe Presidencen. Mund te jete nje epoke e re per te gjithe boten.

 

* Cili ishte roli dhe angazhimi juaj si shqiptar në fushatën ektorale te Trump 2016 deri me 8 nentor ?
ENRI CENO: Angazhimet e mia ne Tirane nuk me kane lejuar te jem ne menyre te panderprere ne Amerike gjate ketij viti por ne menyre modeste cdo 2-3 muaj kam zhvilluar takime me komunitetet shqiptare ne disa shtete ku kemi bashkebiseduar pse duhet mbeshtetur dhe votuar Partia Republikane dhe tashme Presidenti Donald Trump. Kemi ngritur grupe pune ne baze vullnetaresh per te telefonuar elektoratin dhe organizonim takime te here pas hershme qe te arrihej ky rezultat.
* Lideret dhe mediat serbe flasin mire per Trump bile bile ata duke u perpjkeur te eprvetesojne presidfneti e ri amerikan kah veti, flasin aq shume mire, sikur e bëjnë si serbë duke e “konvedrtuar” në serbe me kapele te cetnikve serbe etj. Komenti juaj rreth kesaj “sttregjie” serbe ?

ENRI CENO: Serbet bejne ate cka kane bere perjetesisht, grabitjen dhe ndryshimin e se vertetes dhe historise. Publikuan nje histori te rreme te cilen u detyruan ta pergenjeshtronin pas reagimit tim dhe te presidentit te dhomes se tregtise anerikane ne Tirane njekohesisht edhe vice president i Republikans Overseas dhe reagimit re menjehershem te stafit te Presidentit te zgjedhur Trump dhe te vete Presidentit. U munduan te kamuflonin te verteten kur e cilesuan bashkeshorten Serbe por ne te vertete Zonja e Pare eshte e lindur ne Sloveni, te gjithe e dime historine dhe mardheniet ndermjet ketyre dy vendeve. Presidenti i ri Donald Trump do sjelli ndryshimin e mire per Amerikanet dhe popujt pro amerikane. Ne shqiptaret gjithnje kemi qene dhe Presidenti i ri eshte njohes i mire i kesaj historie.

SHPËRNDAJE