Dark Mode Light Mode
72 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku
Kur iu duhesh, të duan. Kur nuk iu duhesh, të lënë – Atdheu është ndryshe

Kur iu duhesh, të duan. Kur nuk iu duhesh, të lënë – Atdheu është ndryshe

Rasti i Granit Xhakës në Zvicër duhet të na bëjë të mendojmë. Një futbollist që për vite me radhë ka qenë kapiten, lider dhe një prej figurave kryesore të kombëtares zvicerane. 152 ndeshje me fanellën e Zvicrës, rekordi absolut i kombëtares. Një karrierë e jashtëzakonshme dhe kontribut i pamohueshëm. Por sot Xhaka nuk është me Kombëtaren e Zvicrës.

Pas pranimit nga ana e Granit Xhakës se në vitin 2022 kishte siguruar një certifikatë të rreme vaksinimi kundër COVID-19, drejtuesit e Federatës Zvicerane vendosën që të mos e kenë pjesë të këtij grumbullimi. Ndërkohë, ndaj tij është hapur procedurë në Zvicër dhe Blick ka raportuar se, nëse do të shpallej fajtor për falsifikim dokumentesh, ligji parashikon teorikisht edhe dënim me burg deri në pesë vjet. Dhe pikërisht këtu qëndron mësimi që duhet marrim. Edhe kur i ke dhënë një Kombëtare 152 ndeshje, edhe kur ke qenë kapiteni i saj, edhe kur ke dhënë vite të tëra për atë fanellë, një moment i vetëm mund të mjaftojë që të mos jesh aty kur Kombëtarja grumbullohet. Sepse futbolli profesionist është i ftohtë. Sot je kapiten, nesër je jashtë.

Advertisement

Sot të duartrokasin, nesër të gjykojnë.

Sot je heroi, nesër je vetëm një emër që mungon në listë.

Atdheu është ndryshe dhe kjo është ajo që duhet ta kuptojnë sidomos futbollistët e rinj shqiptarë që sot ende hezitojnë të zgjedhin Kosovën.

Sot Kosova ka “hyrë” në fushë dhe ka bërë që kundërshtarët ta respektojnë. Sot luan me Irlandën dhe trajneri i saj thotë se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim. Kjo nuk është më Kosova e para dhjetë viteve. Kosova është një Kombëtare që po ndërton emër dhe pas kësaj fanellë qëndron një popull që ka kaluar luftë, dëbime, humbje, varfëri e vite të tëra pa mundur ta shohë flamurin e vet në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Prandaj, kur një djalë shqiptar sot thotë “do të pres edhe pak, të shoh se çfarë më ofrojnë të tjerët”, pyetja duhet të jetë: Çfarë po pret?

Të bëhesh më i famshëm?

Të fitosh më shumë?

Të presësh një Kombëtare tjetër që të të premtojë më shumë minuta?

Po Kosova çfarë është?

A nuk është edhe ajo një ëndërr?

A nuk janë ata mijëra tifozë që bërtasin emrin tënd në “Fadil Vokrri”?

A nuk janë fëmijët që veshin fanellën tënde?

A nuk janë prindërit, gjyshërit dhe familjet që kanë kaluar luftë e sakrifica për të ardhur deri këtu?

Disa gjëra nuk maten me para. Disa lavdi nuk t’i jep asnjë klub, sepse karriera përfundon. Kontrata skadon. Trajneri ikën. Klubi të zëvendëson. Por një ditë, kur të mos luash më futboll, njerëzit do të kujtojnë se për cilën Kombëtare zgjodhe të luaje kur kishe mundësi. Dhe kjo është arsyeja pse Kosova nuk duhet të jetë zgjedhja rezervë e askujt. Nëse ke mundësi ta veshësh fanellën e Kosovës, vishu me të me krenari.

Sepse Zvicra mund të të japë një karrierë.

Një klub mund të të japë para.

Një trajner mund të të japë një vend në formacion.

Por atdheu të jep diçka që nuk blihet dhe nuk skadon: dashurinë e popullit tënd. Dhe kur një ditë gjithçka tjetër të mbarojë, ajo dashuri është ajo që mbetet.

Kosova nuk ka nevojë për futbollistë që e zgjedhin vetëm kur nuk kanë më alternativë. Kosova ka nevojë për futbollistë që e zgjedhin kur kanë alternativa.

Sepse vetëm atëherë zgjedhja ka peshë. Atdheu nuk të hedh si leckë rrugëve. Atdheu të kujton edhe atëherë kur të gjithë të tjerët të kanë harruar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 2 =

Previous Post

72 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku

Advertisement