Presheve, 21 janar  -Prof.dr. Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka pritur  publicistin dhe gazetarin tone ne organizata nderkombetare  ne Gjeneve Nefail Maliqin, njeherit president i Asociacionit nderkombëtar te Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE- Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Situata aktuale, sidomos ajo ne Kosove dhe Luginen e e Presheves, bashke me dialogun e Brukselit, si dhe roli i akademise  se shkencave ne kete proces, por edhe  migracioni dhe diaspora shqiptare ishin teme bisede nga takimi i kryetarit te ASHAK z.Daci me publicistin tone te njohur N.Maliqin.

Kryetari ASHAK dr.Nexhat Daci ka vleresuar larte rolin dhe angazhimin e gazetarit tone ne Gjeneve z.Maliqi  ne ngritjen dhe sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, Lugines se Presheves dhe  asaj mbare shqiptare ne arenen nderkobetare.

 

SHPËRNDAJE