flmfmfTiranë, 9 nentor  – Ne Tirane nga data 18 deri me 20 nentor 2016 do te mbahet samiti i pare per diasporen shqiptare ne patronazhin e qeverise shqiptare, shefit te saj Edi Rama. Në kete samit jane ftuar personalitet nga mbare diaspora shqiptare, nga SHBA, Zvicra dhe vendet tjera te BE-së  por edhe shqiptare jashte shtetit amë, Shqipërisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryemintiri Rama nuk ka harruar  shqiptaret e Lugines, sidomos ata të Medvegjës, qe ndodhe shpesh.  Ftese ju eshte dergon per samitin e diaspores shqiptare ne Tiranë te parit z. Florim Sahiti, zevendes kryetar i Kuvendit te Medvejgës nga Kryeministri i Shqiperise z. Edi Rama. Në këtë samit tre ditor janë ftuar edhe veprimtarë nga Gjeneva, kryetar i asociacionit “Solidest” prof. Astrti Leka, iniciator i venies se bustit te “Skenderbeut” buze liqenit të këtij metorpoli evropian si dhe Nefail Maliqi gazetar yne i njohur nderkombëtar në Gjenevë, Zvicër.

Duke përshkruar vizitën  e fundit te Edi Rames ne Beograd, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shkroi se përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci shkuan ne kyrqytetin serb dhe Nish pa Medvegjën per tetakuar kryeministrin shqiptar.

Lidhur me mungesen e Medvegjës,  liderët shqiptarë ne kete takim me kryeministrin shqiptar kanë reaguar perfaqesusit nga ky qytet i harruar.

rammaadsNënkryetari i Kuvendit të Medvegjës, Florim Sahiti, ka thënë se e kupton lënien anash nga qeverisja qëndrore në Beograd, por nuk e di arsyen e këtij veprimi nga zyrtarët e Preshevës dhe Bujanocit. Ne kuptojmë injorimin e Beogradit, por injorimi dhe harresa nga Presheva dhe Bujanoci janë të pafalshme. Ata na thërrasin dhe vijnë në Medvegjë vetëm kur ju duhen vota, apo darka e dreka”.

Sipas perfaqëesuesve nga Medvegja “muk është e para herë që këto dy komuna na lënë në harresë dhe as na intereson të jemi në një fotografi me Aleksandar Vuçiq. Por ne jemi harruar dyfish: së pari nga Tirana dhe Prishtina, dhe së dyti nga Presheva dhe Bujanoci”.

Ngjashëm është shprehur edhe nënkryetarja tjetër, Leme Xhema, që e ka quajtur të pakuptimtë sjelljen e zyrtarëve të dy komunave, duke e krahasuar lënien anash nga to me atë nga Beogradi zyrtar.

“Këto sjellje nuk kanë kuptim. Jemi lënë anash dhe izoluar nga Presheva dhe Bujanoci, po aq sa nga Beogradi. Me ta shihemi vetëm në dasma dhe takime elektorale. Jemi pak larg gjeografikisht, por jo aq larg sa Nishi dhe Beogradi, ku këta zotërinj shkojnë përditë. Nuk po e kuptoj për cka dhe për kë punojnë këta njerëz”.

Një harrese e tille ndaj Mevegjës ihste bere dite me apre edhe nga nje  delegacion nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit në Prishtinë nga je takim presidentin e Kosovës, Hashim Thacin. Megjithese Thaci nuk ka ndonjë far reputacioni ne Kosovën Lindore, bashke per shkak mos inkuadrimit te Lugines ne dialgune  Brksleit, por edhe per shkak premetimeve boshe  për librat dhe njohjen e diplomave te cilat nuk u realizuan asnjehere deri tash ?!

“Tybe nuk na mbet edhe aq djeg me pa Hashim Thacin, por me shume na mbeti hatri se po na harrojne vec Beogradit tash edhe Presheva e Bujanoci. Injromin e Beogradit e presim, por tanëve jo?!  Ju qofte jazëk, sidomos atyte qe flasin me plot goje per unitet..” ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Persheva jonë” Leme Xhema, nenkryetare e Medvegjës .

SHPËRNDAJE