kosoossaa

Lozane, 12 nentor  -Federata Ndërkombëtare Voleybollit (Federation Internationale de Volleyball (FIVB) dhe Konfederate Evropiane e e Voleybollit sot ka ne kongresin e saj ne Srasburg ka pranuar Republikën e Kosovës  anëtare e re, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jone” nga Selia e Lozana e Zvicres ku gjendet edhe selia e tyre.

Në asamblenë e 37-të të përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), është pranuar me formalitet Federata e Volejbollit e Kosovës.

Pas pranimit në Federatën Botërore të Volejbollit (FIVB), pranimi në organizatën më të madhe të këtij sporti në kontinentin Evropian ka qenë formalitet i shtyre nga njohja në FIVB.

Mirëpo, ndryshe nga mosreagimi i palës serbe në Kongresin e FIVB-së në Buenos Aires, i cili veprim i kishte kushtuar presidentit Nenad Goljanin me largim nga Federata Serbe e Volejbollit, në punimet e asamblesë së përgjithshme të Konfederatës Evropiane (CEV), Serbia përfaqësohej nga ish-volejbollisti Vladimir Gërbiç, i cili ka reaguar me tone të ashpra për idenë që Kosova të jetë pjesë e familjes evropiane të Volejbollit.

Protestës së Gërbiç nuk i është bashkuar asnjë delegat tjetër duke i hapur dyert edhe formalisht, Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë anëtare me të drejta të plota në CEV.

Do theksuar se qe nga pranimi i Kosoes ne UEFA dhe FIFA ne masin e ketij viti Kosoves ju jane hapur dyert ne gjitha organizatat evropiane dhe nderkombëtare sportive. “Kosova duket se eshte e rrgue te mabre te integrimeve sportive e cila deri tash eshte pranuar pothuajse ne te gjitha keto organizata boterore. Sikur edhe politika te kishte te njejtin “fat” sigurisht Kosova sot do t’i kishte punet edhe me mire¨, ka pohuar sot nje zartar i Federata Ndërkombëtare Valeybollit (Federation Internationale de Volleyball (FIVB) me seli ne Lozanë  per agjencine e  lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicërksaoosossa

 

SHPËRNDAJE