Kompjuterat do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, hap pas hapi ata do t’i fshihen pamjes që shohim ne

Kompjuteri i së ardhmes do të jetë gjithkund dhe askund. Duket si një thënie kontradiktore në vetvete, por Prof. Stefan Jahnichen mund ta sqarojë: “Kompjuterat do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, hap pas hapi ata do t’i fshihen pamjes që shohim ne”. Me këtë, profesori për teknikën software në Universitetin Teknik të Berlinit nënkupton atë që kolegët e tij e cilësojnë si “sistemet e integruara”. Kompjuterat me kapacitet të lartë në të ardhmen do të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës sonë të përditshme, do të komandojnë dhe rregullojnë jetën tonë pa vënë re. “Kush e di për shembull, se në një makinë të re sot fshihen më shumë se 80 kompjutera, të cilat shoferi nuk i shikon”, thotë prof. Jahnichen.

Tingujt e së ardhmes në fushën kompjuterike
Kjo tendencë e kthimit të kompjuterit në shoqëruesin besnik gati të padukshëm të njeriut do të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen. Kjo i bën shumë gjëra të mundura. Asnjë pronar shtëpie në të ardhmen nuk do të shkojë me pushime pa e kontrolluar,”shtëpinë e tij inteligjente” që nga larg. Asnjë punonjës firme nuk do të niset në udhëtime biznesi pa e pyetur më parë asistentin e tij të identifikimit pamor mbi partnerin e bisedimeve. Asnjë kirurg nuk do të bëjë operacione, pa e përgatitur më parë operacionin me asistentin e tij dixhital. Vizioneri i fushës së kompjuterave, Prof. Jahnichen ëndërron që në fund të gjithë kësaj udhe zhvillimi të kemi një chip, i cili të mund të transplantohet edhe në tru. Përmes programeve universale të memorizimit, njerëzit do të munden që në internet të kërkojnë të dhënat që duan në “Cloud Computing”, ose në “retë dixhitale”. Perspektiva të tilla bëjnë që vetë smartphones dhe kompjuterat e sheshtë të futen në vitin 2030 në muzeumin e informatikës. “Në të ardhmen elementët memorizues do të bëhen më të vegjël dhe më efektivë, edhe procesorët do të bëhen më të fuqishëm dhe më të vegjël. Prej kohësh procesorët e ashtuquajtur ‘multicore’ po zëvendësojnë kompjuterat klasikë. Në vend të një apo të pak procesorëve si sot në një chip komjuteri, në të ardhmen do të kemi mijëra procesorë të pavarur nga njëri-tjetri në një chip të tillë. Kjo do të bëjë që në të ardhmen të rritet vazhdimisht kapaciteti i kompjuterave”.

Komandim me intuitë dhe gjeste
Komunikimi njeri-kompjuter do të futet në rrugë të reja deri në vitin 2030. Informatat dhe komandat nuk do të jepen përmes tastierës apo mausëve, por përmes formave të reja që do të jenë shumë më tepër…

SHPËRNDAJE