Themelimi i ashtuquajturit “Këshillit Nacional Serb” për Komunën e Bujanocit, i cili në përbërje të tij do të ketë: Lëvizjen për Komunën e Bujanocit, Këshillin për të drejtat e njeriut dhe Klubin e Bujanocasve që jetojnë në Beograd, nuk paraqet ndonjë forcë politike, që mund ta ndajë Bujanocin në vija etnike, ngjashëm me atë që po ndodh me Mitrovicën, i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonër” z. Jonuz Musliu, kryetar i Asamblesë Komunale të Bujanocit z.Jonuz Musliu.

Bujanoc, 13 qershor / AIK-Presheva Jonë

Z.Musliu, fillimisht ka deklaruar se i ashtuquajturi “Këshill Nacional Serb, përfshin në vete një grupacion njerëzish, të cilët nuk janë liruar nga logjika e regjimeve të mëparshme dhe nuk kanë ndonjë ndikim tek elektorati i tyre.  Së dyti në këtë Këshill nuk marrin pjesë subjektet politike serbe, të cilat disa prej tyre edhe participojnë në pushtetin lokal të Bujanocit dhe së treti ideja e ndarjes së “Bujanocit në pjesë kadastrale ku jetojnë serbët me pjesën  ku jetojnë shqiptarët”, nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend.

“Bujanoci është i bujanocasve. Ky multietnicitet ka ekzistuar prej kohësh dhe vetëm si i tillë i kontribuon avancimit dhe afirmimit të tri bashkësive etnike, që jetojnë në të. Çdo përpjekje tjetër për ta ndarë këtë komunë në vija etnike, do t’i kthej në skenë incidentet e dikurshme dhe do t’i vë në pyetje të gjitha angazhimet e deritashme qoftë të faktorëve vendorë, qoftë të atyre ndërkombëtarë për ta zgjidhur krizën në këto hapësira…” ka nenvizuar për “Presheva Jonë” lideri i LPD-së z. Jonuz Musliu.

“Iniciativa të ngjashme kanë qarkulluar edhe më herët, por nuk kanë pasur ndonjë përkrahje nga institucionet më të larta në vend. Janë po këta grupacionesh njerëzish, të cilët po përpiqen t’i bllokojnë proceset demokratike në vend, si procesin e privatizimit, rast konkret Banjën e Bujanocit, pastaj kohëve të fundit deponia e qytetit e kështu me radhë.
Kësaj ideje më shumë I kanë kontribue disa shkrime gazetareske kinse me decentralizmin në Serbi, mund të formohen komuna të reja, pastaj shqetësimi i disa serbëve si këta të Këshillit Nacional, për kinse shqiptarizimin e Komunës së Buajnocit.
Spektri politik shqiptar duhet të jetë unik dhe konstruktiv sa i përket iniciativave të tilla dhe mos të përhapin panik tek qytetarët, të cilët edhe ashtu janë të ballafaquar me probleme të jetës së përditshme…” ka pohuar në fund. z.Musliu

SHPËRNDAJE