Ish-“Miss Kosova Univers” tash  e tutje do të nis rrugën e aktimit të kinematë evropiane, thotë Kështjella Pepshit për agjenicnë “Presheva Jonë”  e cila nisë me rolin e parë si artiste në filmin „La fin ou au dèbut du dictionnaire », të produksionit frances të shtëpisë filmike “Les Films”. Kështjella Pepshi tashmë edhe aktore e re nuk i harron të mirat, që sipas saj ” gjitha këto suksese nuk di se a do t’i kisha pasur sikur të mos kisha përkrahje dhe mbështetje nga gazeta kombëtare “Bota sot”, Agjencia “Presheva Jonë” dhe shtypi zviceran..”
 

Bernë, 1 prill / AIK-Presheva Jonë

Pas hapit të parë të karrirës sime pas  “Miss Kosova” ajo vazhdon me  aktrimin, thotë Kështjella Pepshit për Agjencinë Informative Kombëtare  “Presheva Jonë” e cila fillon me rolin e parë si artiste në filmin „La fin ou au dèbut du dictionnaire ». Të renë shqiptare nga Kosova (Deçani) Kështjella Pepshi kësaj radhe nuk do ta prezantojmë sepse ajo qe dy vite ishte prezantuar në mediat tona dhe zvicerane gati për çdo javë, si synonim u bukurisë dhe sharmit të një femre shqiptare. Sikur të mos ishte kështu e sigurisht ajo as nuk do të kishte suksese në Miss Berne 2008, sigurisht nuk do të kishte sukses as ne Miss Kosova 2010 e cila për 14 muaj e mbajti kurorën e Miss Univers Kosova e cila ne Miss globi ne Las Vegas prezantoi bukurinë shqiptare, prezantoi shtetin tonë Republikën e Kosovës. Kështjella Pepshi tashmë edhe aktore e re nuk i harron të mirat, që sipas saj ” gjitha këto suksese nuk di a do t’i kisha pasur sikur të mos kisha përkrahje dhe mbështetje nga gazeta kombëtare “Bota sot”, Agjencinë “Presheva Jonë” dhe shtypi zviceran..” Kështjella siç e dimë në Las Vegas apsatj edhe ë New York nuk prezantoi vetëm bukurinë por edhe loboi për Kosovën ajo u shoqëruar dhe bëri rrjetin e vete të shoqërisë me foto -modelet e njohura botërore, me regjisorë e fotograf me emër në botë sikur Fadil Berisha. Të mirat e Kështjellës nuk ndalen në Las Vegas e as pas dorëzimit te kurorës se Miss Kosova ne Prishtine. Disa vajza, kur paska dorëzuar ajo kurorën në Prishtine paskan përshperitut Kështjella u kry. Që në fakt nuk është kry, por tash gjithçka fillon për Kështjellë, na thotë ajo duke qeshur.

Për çdo vit Kështjellën po e presin suksese dhe surpriza, siç thotë edhe Kështjella kur të vijnë të mirat hapja derën..Themi kështu sepse nga vitit 2007 deri sot për kështjellën nuk ndalen sukseset dhe suprizat..Pra, në vitin 2006 Kështjella nisi studimet, në vitin 2007 kandidate potencial për Miss Berna, në vitin 2008 nisi të punoj në një qendër komerciale si nëpunëse, në vitin 2009 Miss Kosova, në vitin 2010 në Las Vegas u zdhodh “Miss Univers Kosova” dhe nisi të punojë në agjencinë informative Kombëtare “Presheva Jonë” dhe sivjet, pra në vitin 2011 nis një profesion të ri duke u inkuadruar në jetën e aktrimit. Ky profesion i aktores, ëndërr e kahershme vjen pas një kërkesa të një shtëpie të njohur filmike të Francës të prduksionit „Les Films“. Hapi i parë në pas “Miss Kosova” do jetë e aktrimi, thotë Kështjella Pepshit për agjenicnë “Presheva Jonë”  e cila nisë me rolin e parë si artiste në filmin „La fin ou au dèbut du dictionnaire ». Ky është një film dokumentar nga produksioni i shtëpisë filmike « Les Films » nën realizimin e regjisorit të njohur francez Andre Balme’s. Me këtë prezantim në kinematografinë evropiane, përmes filmit francez mundësitë e Kështjellës janë të mëdha për të avancuar dhe inkaudruar edhe më tutje në kinematografinë botërore, pse jo një ditë edhe në Hollivood. Për ketë edhe regjisori i saj dhe ekipi i produksionit të fillimit të parë të Kështjellës janë optimist dhe thonë se „Kështjellës nuk i mungon asgjë, ajo përveç bukurisë dhe sharmit ka talent dhe intelekt për aktrim të shkëlqyer. Ajo qysh në provat e para na ka dëshmuar se mund të bëhet aktore e mirë…“ Këtë ofertë për aktore, me mjaft gëzim e kanë pritur edhe familja Pepshi, në veçanti e ëma e saj Ziza si dhe vëllai i saj Kreshniku , po ashtu studentë dhe aktor në Zurich të Zvicrës.

SHPËRNDAJE