Ballina Lajme Kosova Haziri e Musliu flasin për bashkepunim limitrof

Haziri e Musliu flasin për bashkepunim limitrof

0

lutaaGjilan, 4 nentor  -Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të premten në një takim të rregullt pune kryetarin e Këshillit Kombëtar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, njëherësh kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliun, me të cilin ka biseduar për kushtet e jetës që i kanë shqiptarët në Kosovën Lindore, njfotn agjencia e aljemeve “Presheva Jonë”

Haziri ka thënë se takimet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë të rregullta. “Komunikimi dhe angazhimi ynë është i përbashkët në të gjitha fushat që e lidhin Komunën e Gjilanit me Kosovën Lindore.

Vazhdimisht japim mbështetje për banorët e asaj pjese, të cilët tashmë janë në numër të konsiderueshëm në biznes, në arsim, në shëndetësi dhe në jetën kulturore shoqërore në përgjithësi. Politikat qeveritare besojmë shumë se do të ndryshojnë sa iu përket kërkesave që kanë qytetarët e asaj pjese, duke u dhënë më shumë hapësirë dhe vëmendje në lëmenj të ndryshëm”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar edhe bashkëpunimin e mirë që është duke vazhduar sa i përket Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe bashkëpunimit në kuvendin e komunës, ku përfaqësuesit me prejardhje nga ajo anë, përherë janë konstruktivë dhe në shërbim të zhvillimeve të gjithëmbarshme në Gjilan. Ndërsa kryetari Jonuz Musliu e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për angazhimin e përhershëm në shërbim të interesit të shqiptarëve të Kosovës Lindore. “Kemi fatin të kemi takime të shumta mbështetëse dhe këshilluese.

Problem mbetet edhe më tutje në arsim e shëndetësi, buxheti minimal i ndarë për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor për këto tri komuna. Presim që politika në Prishtinë dhe Tiranë, karshi Beogradit, ta ketë në planin e saj çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore”, ka thënë Musliu.

SHPËRNDAJE