Dark Mode Light Mode

Halil Thaçi pret në takim kreun e FFK-së, Agim Ademi: Diskutohet për investimet në Stadiumin “Agron Rama”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë.

Në fokus të takimit ishte plani dinamik dhe investimet në Kampin e Stadiumit “Agron Rama”, si dhe ecuria e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Obiliqit.Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi Thaçin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se punimet në projekt do të vazhdojnë sipas planit dinamik të përcaktuar.Ndërkaq, kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, falënderoi Ademin për vizitën dhe angazhimin e FFK-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive.

Advertisement

Sipas tij, Stadiumi i Qytetit në Obiliq pritet të ndërtohet në përputhje me standardet e FIFA-s dhe UEFA-s, duke ofruar kushte moderne për sportistët dhe tifozët.Në fund të takimit, Thaçi i ndau kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, një dhuratë simbolike në shenjë mirënjohjeje nga Komuna e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit dhe FFK-ja kanë shprehur përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sportit dhe krijimit të infrastrukturës moderne sportive në qytet.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 16 =

Previous Post

Fizioterapeuti i Kombëtares së Kosovës me fjalë të mëdha për kreun e FFK-së: Puna e tij ka bërë që arritjet e Kosovës të jenë në këtë nivel

Next Post

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

Advertisement