Ekonomia gjermane sipas vlerësimeve të instituteve kryesore ekonomike po zhvillohet më mirë se sa pritej. Me një rritje prej 2,8 për qind edhe gjendja në tregun e punës pritet të përmirësohet edhe më tej, thuhet në një raport të përbashkët të ekspertëve ekonomik. Ata llogarisin me atë që numri i të punësuarve për këtë vit do të rritet në rreth 400.000, në gjithsej 41 milionë. Kjo shifër do të shënonte dhe rritjen më të madhe prej vitit 2008. Sipas tyre numri i të papunëve mesatarisht ka për të rënë nën tre milionë. Zhvillim i mirë ekonomik do të përmirësojë edhe gjendjen në buxhetet financiare publike. Në këtë mënyrë deficiti i shtetit mund të bie nga 3,3 në 1,7 për qind.

SHPËRNDAJE