Hagë, 12 janar -Diteve te fundit në disa media kosovare eshte spekuluar duke perfolur emrin e presidentit kosovar se eshte ftuar apo do të ftohet nga specialja. Por sipas burimeve diplomatike te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Hashim Thaci nuk do te ftohet as nuk do te arrestohet per momentin.

 

2019 vit i arrestimeve në Kosovë

Résultat de recherche d'images pour "thaci specialja"I njejti burim thote se ky “ky vit do te jete vit i Hagës. Prandaj, nderkombëtaret kane nevoje për Thacin edhe për disa muaj, ndoshta edhe për vitin e ardhshëm, kur pritet nenshkrimi i marrëversjes me Sebrinë”.

Vala e arrestimeve ne Kosovë te disa komandanteve dhe ish-pjesetareve te UCK-së nuk mund te kishte ndodhur pa dijen e kreut shteteror te Kosovës, pikërisht Hashim Thacit, thone burimet e ngjajshme.

“Hashim Thaci, aktualisht eshte kooperativ dhe bashkepuntori me i ngusht i speciales në Hage. Këte edhe vet Thaci e ka thëne disa here se do te bashkepunojme ngusht me Hagën. Ai nuk do te merr ftese nga specialja as nuk do te arrestohet para nenshkrimit te marrëveshjes finale me Serbinë. ” ka thëne diplomati nderkombëtar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës e cila u gjend ne krye te TPI-së për krime në ish-Jugosllavinë znj.Carla del Ponte si një gjyqtare hetues dhe kryeprokurore e Ministrisë Publik në Zvicër për gati një decenie rresht ka hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e terrorizmit ndërkombëtar, mafies ruse, kontrabandën e armëve dhe të spiunazhit, pastrimit të parave etj ne biseden e fundit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka thëne se “Tribunali Special i Hagës për krime gaje dhe pas luftes në Kosovë do te ketë suksese, ndryshe nuk do të ishte themeluar”

Sipas saj, për dallim nga Gjykata nderkombëtare për ish-Jugosvincë, spacialja për Kosovën do te nisë me arrestimin e “peshqëve te vegjël”.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ne prillin e vitit 2011 ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte kishte deklaruar se “Jo, jo unë, por Dick Marty e përmend Hashim Thaçin dhe bashkepuntoret e tij në raportin e tij për UÇK-në..”

Del Ponte kujton se Gjykata e Hages (ICTY) për ish-jugoslalvine nisi me restin e arrestimit e “peshqeve te medhenje” diktatorit  serb Miloshevic. Sipas saj “peshqit e medhenj” ne Kosovë mund te lundrojne edhe per disa kohë. Ndryshe, mediat shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi duke ju referuar burimeve nderkombëtare dhe mediave boterore (amerikane, gjermane, franceze etj..) nuk perjashtojne mundesine e arrestimit te Hashim Thacit, gje kjo që mbetet vetem qeshtje momenti dhe kohe.

“Hashim Thaci nuk do te merr ftese nga specialja as nuk do te arrestohet para nenshkrimit te marrëveshjes finale me Serbinë  e cila ka gjasa te nenshkruhet jo para vitit 2020” ka siguruar burimi nderkombëtar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”Résultat de recherche d'images pour "thaci specialja"

SHPËRNDAJE