Kandidati demokrat për kryeqytetin Lulzim Basha e ka cilësuar qëndrimin e kryesocialistit Rama në raport me Kolegjin Zgjedhor, si një presion të hapur ndaj këtij institucioni dhe institucioneve të drejtësisë në vend.

Deklarata e Bashës erdhi menjeherë pas deklaratës së kryesocialistit Rama, njëkohësisht kandidatit për kryeqytetin Edi Rama, i cili tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të opozitës si të padrejtë ndërsa sipas tij, do të thellojë më tej krizën politike në vend.

 

Sërish kandidati i “Aleancës për qytetarin” në kryeqytet Lulzim Basha, është shprehur se do të presë certifikimin e insitucioneve të drejtësisë dhe verdiktin që ato do të japin për rezultatin e Tiranës.

Basha tha se çdo votë e qytetarëve është e drejtë të numërohet, ndërsa evidentoi faktin se procesi zgjedhor ishte transparent

SHPËRNDAJE